LAJMI I FUNDIT:

Meshkujt përtojnë t’i pastrojnë duart!

Meshkujt përtojnë t’i pastrojnë duart!

Pas shkuarjes në tualet, gati të gjitha gratë i pastrojnë duart. Por nëse ia jepni dorën mashkullit, keni parasysh se, një e treta e tyre ua shtrin dorën, që moti kohë nuk e ka parë sapunin. Kështu së paku është në Amerikë.

Dallimi në mes gjinive është bërë edhe më i madh. Hulumtimi i ri amerikan tregon se, një e treta e meshkujve nuk i pastrojnë duart pasi që shkojnë në tualet. Lënia e tillë pas dore e higjienës personale mund të gjendet vetëm te 12 % e grave, tregojnë hulumtuesit, të cilët kanë spiunuar në tualetet publikë.

Mirëpo, para dy vitesh, kur është kryer një hulumtim i ngjashëm, vetëm një e katërta e meshkujve nuk i pastronin duart. Edhe numri i femrave të papastra ishte më i vogël, vetëm 10 për qind.

"Meshkujt do të duhej të ndalonin tek lavamani", thotë Brian Sansoni zëdhënës i shoqatës së prodhuesve të sapunit dhe një nga sponsorët e hulumtimit.

Në studimin e ri të kryer gjatë muajit gusht të këtij viti janë përfshirë 6.000 persona në katër qytetet më të mëdha amerikane.

Doktorët përmendin rëndësinë e pastrimit të duarve pas tualetit, pas numërimit të parave apo pas vozitjes në transportin publik. Në fakt, pastrimi i rregullt i duarve është preventivë e shkëlqyeshme ndaj sëmundjeve si, ftohja apo gripi.

Është interesant fakti se, në studimin e mëhershëm, që ishte bazuar në anketë, 82 për qind e amerikanëve kanë thënë se pas përdorimit të tualetit gjithmonë i pastrojnë duart. Mirëpo, hulumtuesit e shoqatës amerikane të mikrobiologëve kanë dëshmuar se këtë e bëjnë vetëm 77 për qind e njerëzve.

Detajet e pista:

– në stadiumin e bejsbollit në Atlanta situata ka qenë më e keqja – duart i kanë pastruar 57 për qind e meshkujve dhe 95 për qind e femrave.

– më të pastrit janë në Neë York e Chicago; në tualetet e Chicagos duart i kanë pastruar 81 për qind e vizitorëve, derisa në Neë York në stacionin kryesor hekurudhor atë gjë e kanë bërë 79 për qind.

– në terminalin e trajektit në San Francisco duart i kanë pastruar 62.5 për qind e meshkujve dhe 84 për qind e femrave.