LAJMI I FUNDIT:

Londra qyteti më i shtrenjtë i të ushqyerit

Londra qyteti më i shtrenjtë i të ushqyerit

Londra është zyrtarisht qyteti me i shtrenjte për ushqimet, duke kaluar madje Tokion dhe Parisin, në bazë të një sondazhi kombëtar nga qendra Zagat.

Me një kosto mesatare 57.4 euro, për një drekë për tre persona, ushqimi në kryeqytetin britanik, është këtë vit 2,9% më i shtrenjtë në krahasim me vitin 2006.

Parisi ndodhet në vend të dytë me 51,93 euro, para Tokios, që vitin e kaluar ishte qyteti me ushqimin më të shtrenjtë, me 51,54 euro. Në New York ndërkaq, e njëjta drekë, duke përfshirë dhe pijet, taksat kushton, 28,47 euro.

Drejtori i qendrës Zagat thekson se çmimi i lartë në Londër, përputhet me mjaft vlera, si ne cilësinë e ushqimit, shërbimin etj. Londinezet, hanë jashtë mesatarisht 2 deri në 5 herë në javë, ndërsa banorët e New Yorkut dhe të Tokios preferojnë të hanë në restorante 3 deri në 4 herë dhe 3 deri në 6 herë në javë.


Ne këtë sondazh u zhvilluan rreth 5-10.000 pyetje në 45 qytete në të gjithë botën, ndërsa qendra Zagat ka më shume se 300.000 punonjës që shkruajnë kritika për restorante nga e gjithë bota.