LAJMI I FUNDIT:

Aksesorët rreth veshit, një mani e vërtetë

Aksesorët rreth veshit, një mani e vërtetë

Aksesorët rreth veshit, një mani e vërtet e përhapur nga Diane Kruger, një dashamirëse e madhe e modës, që zbukuron veshët me një seri vathësh, është trend i ri veror.

Hapësira që aksesoret marrin në pamjen e një femre është padyshim i rëndësishëm, mjaftojnë pak detaje për të bërë një pamje të bukur.

Karakteristika kryesore është që në rastet më të shumta këta aksesorë nuk parashikojnë shpime në vesh, por kanë një mënyrë më të thjeshtë për t’i vendosur.

Vathët mund të mbahen në mënyra të ndryshme, format më të ndërlikuara shumë shpesh janë vepër e stilistëve të modës së lartë si modelet e Roberto Cavalli, Chanel dhe Marchesa. /Telegrafi/