LAJMI I FUNDIT:

E kaltra merr vendin e të zezës

E kaltra merr vendin e të zezës

Ngjyra e kësaj stine është e kaltra. Zbuloni si ta vishni dhe kujt i shkon.

Ngjyra e kaltër është ngjyra e momentit, ja përse është e rëndësishme të dini si ta vishni dhe kujt i rri bukur. E kaltra nuk është një ngjyrë e lehtë për t’u mbajtur, por ekzistojnë kombinime të cilat ju ndihmojnë për ta veshur këtë ngjyrë dhe për t’u dukur perfekte.

Fillimisht nëse e kaltra nuk ju shkon me ngjyrën tuaj të lëkurës, por gjithsesi dëshironi të jenë në modë më tendencat, besojuni më mirë aksesorëve, nga çanta, këpucët, etj.

E kaltra është ideale për t’i hedhur pak piper një mbrëmjeje elegante, duke zgjedhur një fustan apo një fund të kombinuar.


Nëse jeni bionde apo keni sy ngjyrë të hapur mund të përdorni të kaltrën elektrike kur ju të dëshironi. Në të kundërt, nëse keni flokë gështenjë është më mirë të mos ekzagjeroni.

Natyrisht, mund të luani edhe me materialet. E kaltra elektrike shoqërohet shumë mirë me të zezën, kështu që këshilla është: për të qenë sa më të rafinuar, koordinoni një fustan të kaltër me aksesorë të zi. /Telegrafi/