LAJMI I FUNDIT:

Louis Vuitton, mbret i modës

Louis Vuitton, mbret i modës

Louis Vuitton është brendi më i mirë në fushën e stilizmit në botë. Të paktën kështu thotë studimi. Ndër kompanitë franceze sipas të njëjtit prijnë brendet Gucci, Burberry dhe Prada.

Raporti është sajuar bazë qarkullimit dhe fitimeve që regjistruan vjet kompanitë e modës, shkruan prestigjiozja The Vogue.

Në kuadër të në përgjithësi Vuitton rangohet në vendin e 17 në botë, pak pas kompanive si Apple, Google, Mercedes-Benz e Coca-Cola. Kjo e fundit konsiderohet e para në botë.

Raporti është sajuar nga kompania Interbrand, kurse rezultatet e saj janë publikuar një ditë para se Vuitton të lansojë koleksionin e tij pranverë/verë 2013, manifestim ky që pritet të mbahet këto ditë në Paris në kuadër të ‘Javës së modës’. /Telegrafi/