LAJMI I FUNDIT:

‘Efekti’ Kate Middleton

‘Efekti’ Kate Middleton

Femrat britanike çdo dy minuta blejnë këpucë të lustruara bezhë, të cilat kushtojnë rreth 200 euro, qysh kur zinxhiri tregtar “Marks & Spencer” i ka vënë në rafte këto këpucë që duken identike me ato që ka veshur shpesh dukesha, Kate Middleton.

Në Britani kanë një taktikë të përpunuar. Princesha Kate vesh dhe promovon markat britanike të modës, madje edhe ato me çmime shumë të ulëta, të arritshme për të gjithë.

Këpucët e lustruara me take të princeshës kanë emrin e L.K. Bennett, kreatorit të ri britanik, të cilin dukesha e re adhuron dhe këto këpucë i vesh aq shpesh, sa që tashmë është kritikuar për to.

L.K. Benet nuk është në mesin e krijuesve luksoz dhe këpucët bezhë të princeshës kushtojnë pak më shumë se 200 euro, raportojnë mediet britanike.


Drejtoresha e furnizimit në “Marks & Spencer” thotë se kërkesat për “këpucët e princeshës” u rritën në sajë të princeshës, Kate Middleton, dhe nga kjo me siguri se do të përfitojnë markat britanike, “Limited Collection” dhe zinxhiri i “Marks & Spencer”. /Telegrafi/