LAJMI I FUNDIT:

Yjet në javën e modës për sezonin pranverë/verë 2013

Yjet në javën e modës për sezonin pranverë/verë 2013

Gjatë këtyre ditëve në New York vëmendja ishte përqendruar përtej stinës së dimrit, në koleksionin e veshjeve pranverë/verë 2013, e aty kurrsesi nuk bënte të mungonin yjet botërore.


Bukuroshja e spektakleve, Kim Kardashian, kësaj radhe në javën e modës në New York u paraqit me një fustan të bardhë, i cili gjithsesi thekoi linjat e saja të trupit.


Për këtë ngjarje mode në New York, bukuroshja Emma Stone arriti me një veshje që prezantonte shtëpinë e modës “Calvin Klein”.

Gjatë javës së modës në New York, Jennifer Hudson ishte pyetur rreth suksesit të veshjes së saj. Ajo ishte përgjigjur shkurt: “Të kesh vetëbesim në atë që veshë, kjo është këshilla që ia parashtroj vetes sime çdo mëngjes dhe ju premtoj se ky është çelësi”.

Simpatikja Jessica Alba mbërriti në javën e modës në New York me një fustan ku dominonte e verdha të cilin e kishte kombinuar me një xhaketë të lëkurës. /Telegrafi/