LAJMI I FUNDIT:

Fustanet më të bukura të vitit në tepihun e kuq

Fustanet më të bukura të vitit në tepihun e kuq

Gjatë tërë vitit kemi pasur premiera filmash, promovime albumesh dhe evenimente të tjera në tepihun e kuq. Kush e mori vëmendjen tonë me fustanin më të bukur?


Bukuroshja Blake Lively me fustanin nga “Zuhair Murad” mori pjesë në premierën e filmit “Savages”, në Los Angeles. Dizajni unik dhe ngjyrat e tij e bëjnë këtë fustan të mrekullueshëm.

Në ndejën e “Academy Awards”, të organizuar nga Elton John, Katy Perry e zgjodhi këtë fustan vezullues me gurë diamanti si mjetin e saj për t’i tërhequr fotografët.


Këngëtarja Beyonce Knowles u paraqit me këtë fustan në mbrëmjen gala, të organizuar nga presidenti Obama në Muzeun e Arteve Metropolitan. Ky fustan ishte bërë nga Riccardo Tisci.


Lea Michele u paraqit në tepihun e kuq të “Golden Globe Awards” me këtë fustan të bukur të kombinuar me sandale të “Jimmy Choo”. /Telegrafi/