LAJMI I FUNDIT:

Luksi i “H&M” me koleksionet e Lanvin

Luksi i “H&M” me koleksionet e Lanvin

Shtëpia e modës “Lanvin” këto ditë e paraqiti koleksionin e saj për publikun e gjerë. Kjo shtëpi e modës u bashkëngjitet disenjatorëve të famshëm dhe shtëpive të modës në krijimin e modeleve luksoze moderne me çmime të arsyeshme për markën “H&M”.

Pasi është folur para disa muajve për bashkëpunim, këto ditë tashmë mund të shihet koleksioni i ri. Koleksioni ka pallto, fustane femërore, këpucë me shirita, me rrudha dhe qepje asimetrike. Koleksioni përfshin edhe veshje klasike për burra, kryesisht kostume elegante. “Puna e disenjatorëve bazohet në krijimin e veshjeve për një numër të vogël të njerëzve, por koleksioni për ‘H&M’ do të përpiqet ta realizojë ëndrrën e luksit për njerëzit e thjeshtë”, ka thënë disenjatori i “Lanvin”, Alber Elbaz.

Pyetja është sesa do të pranohet ky koleksion emocionues dhe i shumëpritur, nëse merren parasysh çmimet, që janë dukshëm më të larta sesa çmimet që blerësit e ‘H&M” janë mësuar t’i kenë. Fustanet e “Lanvin” janë mbi njëqind euro, diçka që nuk është e përshtatshme për markën ‘H&M”, i cili u bë i famshëm pikërisht për çmimet e ulëta.
Nga “Lanvin” sqarojnë se bëhet fjalë për dizajn unik dhe jo kopje e luksit, të bëra nga materiale cilësore si leshi dhe mëndafshi. /Telegrafi/


Në trend Femra

Më shumë
Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Është mbretëresha e modës së rrugës dhe thyen të gjitha rregullat e modës

Moda
Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Drew Barrymore i hoqi telefonin së bijës dhe ka një mesazh për të gjithë prindërit

Prindër dhe fëmijë
Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Përjetoni orgazëm pa mashkull dhe pa masturbim: Doktori ka shkaktuar huti në internet!

Psikoprofil
Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Si të stilizoni një fustan të bardhë për takimin tuaj të ardhshëm: Dy sugjerime për versionet e ditës dhe të mbrëmjes

Moda
Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është

Angelina Jolie thotë se nuk ka shumë miq të ngushtë pasi është "tradhtuar shumë"

Psikoprofil
Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Barten çanta rrjetë: Një prekje estetike detare për të gjitha rastet

Moda
Kalo në kategori