LAJMI I FUNDIT:

Zgjidhni një ngjyrë!

Zgjidhni një ngjyrë!

Mund të vishni një fustan të zi, të shkurtër, klasik (të sofistikuar, të bukur dhe të ngushtë) dhe pse jo, ndihuni e lirë të eksperimentoni edhe me opsione të tjera.

Mund të zgjidhni ngjyra të kuqe, më të guximshme, madje edhe gardërobë të mbrëmjes me ngjyrë ari, për të lënë përshtypje më dramatike.

Veshjet me ngjyrë pasteli, me nuanca të çelura dhe të buta janë të mrekullueshme për ndejat e ditës.

Ngjyra e kaltër (nga nuanca e mbyllët gjer te e kaltra me ngjyrë qielli), nuancat e ngjyrës rozë (nga ngjyra rozë çelë e gjer te ngjyra e kuqe) dhe nuancat e ngjyrës së bardhë (nga ngjyra e bardhë gjer te ngjyra e kremit) i rrinë bukur çdokujt.


Mos harroni rregullën e artë: “Mos vishni fustan/kostum me ngjyrë të bardhë nëse jeni të ftuar në dasmë”; kjo rregull respektohet edhe nga shumica e femrave në ditët e sotme. /Telegrafi/