Jeta e moderatores së mirënjohur të Big Brother. Fillimet e një karriere të suksesshme, pasioni për kuzhinën si dhe dashuria e saj në sytë e publikut shqiptar.
Nga: Enida Himaj
“Big Brother”, “E diell”, “1001 pse”, “Top Fest”, “Super models of Albania” janë vetëm disa nga sukseset që Arbana Osmani rendit në vitet e saj si moderatore e Top Chanel. Prej vitesh tashmë jemi mësuar me imazhin e saj në televizionet tona. Fillimet për të nuk kanë qenë dhe shumë të thjeshta, megjithatë duket se ia ka dalë të jetë e para. Gjithçka për të kishte nisur në vitin 1997, kur për shkak të trazirave iu desh të kalojë shumë kohë e mbyllur në shtëpi duke lexuar shumë e duke parë shumë televizionin italian. “Librat që lexoj a pa pushim më ndihmuan të njoh më mirë gjuhën shqipe, ndërsa televizioni italian më ngacmoi ambicien për të provuar veten”, – ka rrëfyer Osmani.
“Në fillim nisa punë tek gazeta “Intervista”, pasi Top Albania Radio nuk më pranoi fillimisht, por kur ata kërkuan folës të rinj, unë dhashë më të mirën në një audicion dhe fitova të drejtën të jem pjesë e stafit të Good Morning Albania. Programi niste në orën 6:00, ndaj bashkë me vëllanë e vogël, Shpatin, niseshim me biçikletë nga shtëpia që në orën 4:30”. Nga këto fillime të vështira, kur Arbanës i duhej të merrte intervista në rrugë nga kalimtarët, dalëngadalë ajo ngjiti shkallët e karrierës radiofonike, duke afirmuar veten dhe duke përsosur aftësitë e saj mediatike.
Me hapjen e televizionit kombëtar “Top Channel”, Arbana bëri një kalim të natyrshëm drejt televizionit, duke prezantuar fillimisht programin muzikor “Select” dhe pas tij edhe finalen e madhe të Top- Fest 1. Pika kyçe për karrierën e saj ishte shansi që Top Channel i dha kur i besuan prezantimin e programit më të rëndësishëm deri atëherë, Big Brother. Arbana e kishte ndjekur me qejf versionin italian të njohur si Grande Fratello, ndaj dhe ngulmoi që ky format në Top Channel t’i besohej asaj. Që nga ky moment Arbana është identifikuar me këtë format shumë të suksesshëm në botë.
Veshja, pika e saj e (dobët) fortë
Shpeshherë Arbana është vënë në qendër të komenteve për veshjen e saj. Mediat dhe publiku fillimisht nuk e pëlqenin veshjen e saj, duke e quajtur shumë shpesh edhe të tepruar. Megjithatë, imazhi i Arbanës duket se u përmirësua shumë shpejt. Albana përditë e më shumë shfaqet në ekranet tona me veshje që janë tendencë në botë si dhe me markat më të njohura. E nëse flasim për këpucët, duhet thënë se janë pika e saj e fortë. Të gjithë e kujtojmë atë në edicionin e vjetshëm të Big Brother, ku bëri një revolucion në Shqipëri duke qenë e para që vishte këpucë pa taka “Zannoti”. Sa për të preferuarat e saj, natyrisht që “Loubutin” janë gjithnjë pjesë e këmbëve të saj. “Uroj që të mos ju zhgënjej në të ardhmen dhe uroj të mos e merrni shumë seriozisht veshjen e askujt. Në fund të fundit, secili nga ne meriton të vishet ashtu siç ndihet më mirë”, – ka pohuar Arbana sa i përket pamjes së saj të jashtme.
Receta për njerëzit që dua
Një pasion i saj i vjetër, natyrisht që ka qenë edhe kuzhina. Prej kohësh Arbana po përgatitej të sillte edhe një libër, të cilin e hodhi në treg vetëm vitin e shkuar. Natyrisht që interesi për recetat e veçanta të Arbanës ishte shumë i madh. Libri nuk është thjesht një libër i mbushur vetëm me receta, por sjell përjetimet personale të moderatores, është pothuajse një album familjar i saj, i rrëfyer përmes recetave të gatimit.
“Sigurisht që janë recetat e mia, të trashëguara nga familja ime. Janë receta të eksperimentuara nga unë, nga miqtë e mi, por që të gjitha kanë diçka timen, personale. Është një emocion shumë i madh të kesh kontakt kaq të afërt me këta njerëz, që të kanë parë e ndjekur prej vitesh. Thellë-thellë, ti gjithmonë e di që kanë qenë aty, por vetëm se nuk i ke pasur kaq pranë. Është shumë bukur”, – ka thënë Arbana Osmani për librin e saj të parë.
Cinderella e kohëve moderne
“Po ndihem si Cinderella me dashurinë time”,- ishte shprehur moderatorja më e suksesshme shqiptare Arbana Osmani, kur e kishin pyetur për lidhjen e saj. Por, kjo ka qenë deklarata e vetme që moderatorja simpatike kishte dhënë ndonjëherë në lidhje me jetën e saj private. Mirëpo, ajo ka publikuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku ka ndarë lumturinë e dashurisë me fansat e saj, me përshkrimin ‘Baby kiss me, before they turn the lights out… love of my life’. (zemër, më puth para se të fiken dritat… dashuria e jetës sime). Mesa duket, Arbana ka vendosur të thyejë akullin sa i përket jetës së saj private duke pranuar kështu të prezantojë për publikun bashkëshortin e saj, me të cilin prej 12 vitesh kanë një marrëdhënie të konsoliduar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

Konfiskohen armë, municion e eksploziv në Leposaviq, policia do t’i japë detajet në konferencë shtypi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet