Me 43 vite karrierë mbi supe, Çun Lajqi, vazhdon ta ketë pjesë të jetës aktrimin. Së bashku me të tjerët, ai i përket brezit që shënuan teatrin duke e bërë një art fisnik dhe me një mision të madh. Ai, gjithsesi, mbetet njëri nga aktorët më të gjithanshëm dhe më të adhuruar nga dashmairët e këtij arti suprem. Çuni i skenës dikur, tashmë është bërë një Orfe i kësaj skene.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Aktori i njohur i skenës dhe ekranit, në këtë intervistë rrëfen peripecitë, pasionet këmbënguljen në rrugën e mundimshme të aktorit. Ai sjell detaje dhe përjetime mjaft interesante, si e filloi këtë rrugë në teatër dhe në film duke luajtur përkrah aktorëve të mëdhenj. Gjithashtu Çuni flet edhe për emocionet që ndjen para spektatorëve kur interpreton role të ndryshme.
Jeni një aktor i njohur tashmë dhe personalitet i skenës dhe i ekranit në përgjithësi. Ç’urë keni kaluar, ç’karrierë keni pasur dhe ç’ngjarje kanë kaluar në jetën tuaj gjatë kësaj kohe?
Është e vështirë të zbresësh nga bjeshka, të lësh pas tufën e bagëtisë dhe të fillosh një jetë të re në një mjedis të ri dhe në një profesion për të cilin shumë pak ke dëgjuar, ose fare pak. E, unë u ballafaqova me dy fusha krejt tabu për mua .Unë, përveç dashurisë dhe pasionit që kisha për artin teatral, nuk kisha fare, ama fare, njohuri dhe parapërgaditje për rrugën që po merrja, sepse isha thjesht një katundar baritor i bjeshkëve të Rugovës, i cili rastësisht zbriti në Prizeren tek vëllai polic, për të bërë shkollimin e mesëm dhe, rastësisht, shikoi një shfaqje amatore, pastaj luajti në një shfaqje amatore për të vendosur për fatin e së ardhmes- pa ia ditur vështirësitë dhe të pakëndshmet e artit që buron në ato dërrasa.
Gjithçka lashë, gjithçka humba për të fituar pak titull, pak emër, pak jehonë, pak titull dhe punova aq shumë sa edhe tani çuditem kur i kujtoj gjithë ato prova, gjithë ato net të kaluara në skenën e teatrit ku atëherë kishte kolos të skenes, qe sa herë që i kujtoj më dridhet trupi dhe them: a është e mundur që unë Bariu i Drelajve të kem luajtur me Istrefin, Melihaten, Abdurrahmanin, Farukun me….o Zot, po kjo është një jetë e tërë, një karrierë e fituar me shumë punë e mund.
Ajo rini e mbetur atje, tashmë me një rini tjetër, në një kohë tjetër. Ç’pengje keni prej asaj rinie?
Sa herë më kujtohet shkëputja ime nga Bregu i Hutës, nuk mundem për pa e kujtuar nënën Sheqere dhe babën Ali, të cilët vdiqën dhe kurrë nuk e diteë se ç’shkollë po bënte Çuni i tyre dhe, atëherë shkrehem në vaje, sepse isha fëmija i vetëm që po merrja pakëz mesim ndër shkollat e qyteti. Unë nuk kisha shpjegim për profesionin që po ushtroja dhe që të jem sadopak bindës (për prindërit), fillova të këndoja me lahutë dhe të regjistroja këngë në Radio Prishtinën e atëhershme që të pakten të ma dëgjonin zërin dhe të binden se biri i tyre pë bëhej dikushi.
Unë po ikja nga Çuni që ruante lopët, që shoqëri kishte vetëm me kafshë dhe lisa, që bota e tij shtrihej që nga Drelajt e deri te Guri i kuq dhe kënaqësia më e madhja ishte kur baba na sillte samuna të nxehtë nga Peja, që dritat elektrike i shikoja nga Hajla kur nata binte mbi Rozhajë. Thjeshtë, po ikja nga Çuni që shoqërohej me qen, me kalë e gomar dhe po e mësyeja qytetin për t’u fisnikëruar, për të bërë shkollë arti, për të arritur të më njohin dhe për të bërë emër. E vështirë, vërtetë, bukë shumë e hidhur!
Në rrugën që ju keni bërë drejt skenës dhe kinematografisë, a ju kujtohet shfaqja e parë dhe si e keni përjetuar atë çast?
Isha nxënës i shkollës normale në Prizeren kur trupa e teatrit Krahinor kishte ardhur për të shfaqur “Kryet e hudreë” të Kristë Berishës. Unë e shihja qytetin e parë pas Pejë, por shfaqje teatrale kurrë, andaj më dukej botë magjike ajo skenë, ata aktorë më dukeshin jashtëtokësor, gjithçka e magjishme për mua.
Isha nxënës i tetëvjeçares në Drelaj, kur një kinema shetitëse doli dhe e shfaqi një film – u projektua në murin e shkollës. Asgjë nuk më kujtohet pos një kali që vraponte dhe që u ndal para një shpelle, kalorësi zbriti, u fut brenda dhe një marimangë e thuri rrjetin e vet në grykën e shpellës dhe e mbylli saora./Hajdutët që po e ndiqnin kalorësin, u ndalën në derën e shpellës – sepse e panë rrjetën e marimangës të pa prishur. Oh, se çfarë magjije ishte kjo për mua. Me thënë: Ky është film!
Si ndiheni sot, keni nostalgji për kohët që keni lënë pas?
Ndjehem krenar që pas lashë bjeshkën, fyellin e bariut, qiftelinë, lahutën dhe shumë këngë të kënduara atyre pllajave e rudinave dhe që lashë gjurmët e mia të VOCKLA në shumë shfaqje në Teatrin Krahinor Popullor të Prishtinës. Më djeg nostalgjia sa herë i kujtoj netëë në koniqet e Pasmajës, aty te krojet e Gurit te Kuq, me barinjtë , Rabe Rrustemen, Azem Fetahun, Ramë Alinë, Arrnaut Osmanin, Din Alinë dhe Gani Osmanin, me të cilin çdo mëngjes kemi bartur qumështin mbi kurrizat tonë të njomë që nga Rudina e Pasmajes deri në t’banet e Bregut të Hutës. Sa herë më kujtohet Shpella e Akullit, akull më bëhet trupi nga nostalgjia!
Si ndjeheni përpara “sikurit” të teatrit dhe “të vërtetës” së filmit?
Filmi është lojë dhe përrallë e bukur që po arrite ta filmosh bukur, mund të jetë shumë bindës, por teatri kërkon koncentrim, ndjenjë, emocion, botë të brendshme që duhet të jetë në kontinuitet për 2-3 orë, aq sa zgjatë magjia e një performance. Filmi mund të xhirohet edhe me vite, me shumë përpjekje kërkohet dhe gjendet emocioni, krijohen rrethanat që të jenë bindëse dhe krijohet përralla që quhet Film. Teatri kërkon gjithçka në çast, nuk kthehet koha, as skena. Nëse sonte nuk ishe bindës, kërko të jesh një herë tjetër. Filmi është tjetër, bën dubla e dubla, deri sa të nxjerrësh të mundshmen e mirë.
Kush ju ka dhënë më shumë emocione, skena apo ekrani?
Skena më ka emocionuar, skena më ka dhënë jetë, skena më ka bërë njeri punëtor, të zellshëm dhe krenar për rolet e skalitura mirë pranë kolosëve të mëdhenj të skenës kosovare me të cilët krenoheshim si shqiptar. Sa herë që defiloja, më kujtohej mjeshtri i madh Bekim Fehmiu i cili kishte marrë krihë nga ajo skenë për të fluturuar si feniks drejt Evropës. Dhe, emocionet janë të pashtershme kur ti përpiqesh të ecësh gjurmëve ëe Bekimit, Katit dhe Abdurrahmanit.
Ekrani të popullarizon më shumë, sepse shikohet më shumë, por skena mbetet gjithmonë magji për artistin e ri.
Vazhdimisht thuhet se teatri po i humbë shikuesit. E ndani ju këtë mendim?
Jo, teatri po i humb vlerat teatrale, sepse për vepra të mira ka gjithmonë shikues. Teatri fatkeqësisht nuk po din me e orientuar politikën e repertoarit, prandaj edhe ka hasur në një qorrsokak.Është madhështi e madhe me ditur çka me i ofru shikuesit, nuk bëhet repertoari me përkthime filmash dhe me kërkime kote në emër të njëfarë “eksperimenti” apo “kërkimi” modern. Arti është konkret!
A ka hapësirë krijuese tek ne?
Ka, por ne si shoqeri, nuk jemi të prirur që ta ndihmojmë dhe ta mbështesim financiarisht artin, qoftë si sektor privat, qoftë shtetëror. Kanë frikë se artistët “pasurohen”, prandaj pasuria ka kaluar në xhepat e pushtetarëve dhe ata e kanë marrë primatin e VIPAVE. E dihet në një shoqëri se, kush është VIP!
Si duhet të jetë një aktor komplet?
I lexueshëm, muzikal, sportiv dhe me një kondicion fizik të mjaftueshëm.
Jeni i guximshëm në skenë?
Jam dhe kam qenë, nuk kam qenë aktor të cilin e ka ngulfatë trema (emocioni), e kam kontrolluar mirë veten, e kam ditë mirë se çka po dua. Kam pasur dhe kam shumë besim në veten time, por më besoni, gjithmonë rolit iu kam qas nga e para, gjithmonë për mua ka qenë fillim dhe kurrë nuk jam kënaq me punën time… gjithmonë kam qenë dhe jam në kërkim të perfeksionit dhe akoma nuk a kam mbërri!
Ju ka frymëzuar ndonjë aktor?
Po, jam frymëzuar shumë nga Bekim Fehmiu, ai ishte dhe mbetet idoli im. Gjithë jetën e kam përcjell dhe jam munduar që edhe në dukje të jem si ai. Ai ka ndikuar në mua që unë të jem, Ky që jam. I përgjërohem sa herë e kujtoj!
Përveç aktrimit ju dini të recitoni dhe këndoni bukur. Çfarë shihni të përbashkët në këto aktivitete që i bën njëkohësisht?
Poezia dhe muzika janë si mishi e thoji. Kam filluar të këndoj si bari delesh dhe e kam vazhduar deri në ditët e sotme, por poezia është mbretëresha e letërsisë e cila nuk lë artist të mirëefillt që nuk e mbërthen në kthetrat e veta. Mos harroni se unë jam daja i poetit më të madh lirik shqiptar, Azem Shkrelit, prandaj s’është e çuditshme se recitoj bukur, sepse kisha nga kush të dëgjoj dhe të mësoj. Gjithmonë Azemi më thoshte: dajë, poezisë i lexohet kuptimi, nuk deklamohet!
Po kënga është diçka e lindur apo e fituar te ti?
Këngën e kam fituar nga Shaban Groshi i Grosho Ibrës, një lahutar që nuk lind më në trojet shqiptare. Ai ka kënduar aq bukur në lahutë sa ka qenë e pamundur të mos provosh ta kopjosh dhe, më vjen mirë që provova, sepse nëpërmes tij arrita ta ruaj edhe lahutën e babës -Ali Rexhës, rojës së fundit të Bajram Currit në Shpellën e Dragobisë.
Çfarë bën kur je nervoz?
Kur jam nervoz, e marr Ninon, qenushin e Bubulinës, vajzës sime, aktore, i bie rreth e çark qytetit dhe nuk më bëhet vonë se si më shikojnë njerëzit kur më shohin duke vrapuar me qenushin e zi.
A je inatçi? Kujt ia ke nxjerrë më shumë inatin?
Jo, nuk jam, jam ambicioz i shëndoshë dhe u gëzohem sukseseve të kolegëve të mi, sepse vetëm atëherë kam me kë të dalë në skenë. Mjeshtri e kerkon mjeshëtrinë! Inati nganjëherë të bën rebel pozitiv, të shtyn të krijosh edhe kur se ke mendjen për krijimtari.
Çfarë zakonesh të mira ke?
Këndoj që mos ta dinë të tjerët se vuaj. Frekuentoj restorantet që të tjerët mos ta dinë se jam i varfër!
Keni një trup të sportistit?
Bëj ushtrime qysh nga vegjëlia (çdo mëngjes i bëj pompat) dhe bëj një vrapim rreth e qark Dardanisë (si Marathonomaku). Vërtet eci shumë dhe kjo më ka ndihmuar që të jem në formë të mirë trupore. I kushtoj shumë kujdes dukjes, sepse tek e fundit, skena kërkon edhe pamjen bukur fizike: jemi të artit, shesim art, prandaj duhet ta mbajmë veten akoma më bukur.
A do të doje të kishe një emër tjetër?
Jo, jam shumë krenar me emrin, sepse nëna ime e trashëgoi Çun Mulën, Bajraktarin e Hotit në mua. Nëna ime ishte bijë e Balidemajve të Matinajve, me të cilët jam krenuar gjithmonë.
Si është Çuni në jetën e përditshme?
I qetë, babaxhan, i hareshëm, sportiv deri në pikën e fundit, shumë popullor, i shoqërueshëm me njerëz dhe me kafshë! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë