Sharmantja njëzetegjashtëvjeçare, Meliza Haradinaj, shquhet për profesionalizmin, vullnetin, pasionin dhe insistimin për t’i dhënë sharm politikës dhe për t’i dhënë kuptim thënies, tashmë të njohur, ‘Politika është art i së mundshmes'. Ajo ka disa vjet që ka hyrë në rrjedhat e saj dhe pret që jeta e saj në politikë të ketë një rrjedhë të bujshme dhe të suksesshme.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Vajza biondinë, tashmë ka thyer paragjykimet, duke hyrë në politikë shumë e re .E diplomuar në Universitetin amerikan të Prishtinës, Meliza gëzon një autoritet dhe për këtë flet fakti se, Meliza është femra e vetme, e cila e ka thyer rekordin, për sa i përket fitimit të votave në nivel të Kosovës.
Meliza,të cilën bashkëmoshataret e thërrasin Liza, aktualisht është deputete e AAK-së në Kuvendin komunal të Prishtinës, por ambiciet e saja në politikë shkojnë edhe më larg.
Znj. Meliza, kush ua ka vënë këtë emër, i cili duket se është i rrallë dhe i vetmi në Kosovë?
Emri është një ndër dhuratat e përjetshme të kësaj bote, i cili na përcjellë gjatë gjithë jetës, por varet nga ne se çfarë kuptimi vendosim t’i japim atij kur ne më nuk jemi. Unë kisha fatin që emrin të ma dhurojnë prindërit, të cilët jo vetëm se më pagëzuan, por edhe janë pjesëmarrës aktiv në personalitetin që fshihet pas tij. Meliza është variant i emrit latin Melissa, do të thotë Mbretëresha e Bletëve dhe njëkohësisht është një ndër lulet/bimët më shëruese për njeriun.
Kujtimi më i mirë i fëmijërisë?
Për një moment m’u rikthye fëmijëria ime jo si një kujtim, por si një përrallë e gjatë me përplot momente tepër të çmuara, të cilat besoj se në një formë ose tjetrën kanë formësuar personalitetin tim të sotëm, dhe në çdo hap edhe sot bashkëjetoj me to. Ndër to janë dashuria ndaj mësueses sime që më mësoi shqip në kohëra të vështira, kur mësimi zhvillohej fshehtë nëpër shtëpi. Kujtim i bukur është guximi fëmijëror për të braktisur bankat shkollore për të marrë pjesë në protesta kundër okupimit serb. Kujtim i bukur është edhe dita e parë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, duke hapë dyert për gjeneratën e parë të pasluftës në vitin 1999 në objektin ku gjendet sot. Të gjitha këto i ruaj me xhelozi, dhe i kujtoj sa herë që të kem nevojë për inspirim dhe forcë.
Jeni e re, por keni një sukses të lakmuar pas, madje në shumë fusha. Cilat janë ato suksese dhe si i keni arritur?
Sukseset e mia nuk dallojnë shumë nga të rinjtë e tjerë të gjeneratës sime. Kemi lëvizur të gjithë bashkë, secili në fushën që kemi përzgjedhur, dhe për këtë ndihem krenare që nuk jam e vetme. Jam një ndër ta. Ashtu siç mobilizohen të rinjtë sot nëpër botë, edhe unë kam filluar me formën ‘Glocal ‘ – prej angazhimit joformal për komunitetin, deri në marrjen e përgjegjësive publike. Prej periudhës së pasluftës kur isha 16 vjeç, edhepse në moshë të re, kam punuar pandërprerë. Isha ndër të parët të rinj që organizova ngjarje bamirësie, ku kisha rol aktiv në bashkimin e njerëzve që mund të ndihmonin shtresat e margjinalizuara të shoqërisë. Me shumë pak mund dhe me ndihmën e shumë miqve të mi, kemi arritur të ndihmojmë shumë. Një ndër ngjarjet që mbahet mend është një Mbrëmje Gala Bamirësie, ku u mblodhën fonde të mjaftueshme për ndërtimin e Qendrës Rinore në Krushë të Madhe, e cila u realizua së bashku me personalitete të shquara si Ulpiana Lama, Valdrin Sahiti, e Fatmir Podrimaj, pa e anashkaluar ndihmën më të madhe të njerëzve që kontribuuan financiarisht. Më tutje, zgjerova angazhimin tim përbrenda Aleancës së të Rinjve të Kosovës (Forum Rinor i AAK-së), prej nga edhe më kandiduan dhe më dhanë besimin për këshilltare në Kuvendin Komunal të Prishtinës për të qenë zëri më aktiv i Prishtinës. Nga e njëjta strukturë kandidohem edhe për garën e ardhshme për deputete në Parlamentin e Kosovës, për të cilën gjithsesi se më duhet përkrahje e madhe jo vetëm e rinisë, për të vazhduar me ngritjen e zërit për çështje të cilat as që përmenden në Kuvend sot. Është kënaqësi kur një njeri i kombit si Ramush Haradinaj, përkrahë rininë dhe i jep hapësirë të mjaftueshme të gjithë atyre që duan të punojnë.
Gjërat e bukura dhe sukseset nuk mund të krijohen nga një njeri i vetëm, por me punë, duke mësuar nga gabimet, duke marrë këshilla nga të tjerët, duke u përmirësuar në bazë të tyre, dhe duke lëvizur tutje! Lëvizja është jetë. Më pëlqen thënia: “Sa më ngadalë që lëvizim, aq më shpejtë vdesim.”
Çka ju ka shtyrë drejt politikës? Mendoni se kësisoj, do ta fisnikëroni dhe pse jo, ta zbukuroni politikën tonë?
Edhe unë isha pjesë e atyre që nuk pajtohen me gjendjen faktike në terren, me kushtet e vështira të jetesës së këtij populli. Erdhi një kohë kur unë fillova ta ndiej veten të padobishme nëse angazhimi im përfundon me ankesa dhe kritika. Besoj fuqishëm që është koha për të shndërruar pakënaqësitë dhe gjendjen e mjerueshme, në punë dhe angazhim maksimal. Rinia e shkolluar, eksperienca profesionale, energjia dhe bagazhi i pasur i njerëzve të dëshmuar të këtij vendi, duhet të bashkëdyzohet për të krijuar një mrekulli. Një mrekulli për këtë vend, e cila do të ofronte politika të vërteta krijuese, dhe do të ndalë degradimin e Kosovës.
Si e kuptoni ju politikën?
Politikën e kuptoj si urë lidhëse me qytetarin dhe brengat e tij, e cila urë duhet të jetë e fortë dhe e qëndrueshme, dhe të kalohet nëpër të jo vetëm gjatë fushatave parazgjedhore, por gjatë gjithë kohës në vazhdimësi. Besoj shumë se komunikimi me qytetarë është kyç, sepse pa u njoftuar me vështirësitë e vërteta të jetës së tyre, nuk do të mund të punonim në përmirësim të gjendjes. Prandaj votohet për deputetë, që të kemi adresë nesër.
Po qe se do të kishit mundësi, çka do të ndryshonit në Kosovë?
Perceptimin negativ për politikën. Mundësia nuk na dhurohet, por ajo krijohet. Prandaj jam në këtë garë, për të hapë rrugë e mundësi për të gjithë të tjerët që do të bashkohen në misionin tonë për t’i dhënë fund ankesave, dhe t’i përvishemi punës për Kosovë, për prindërit dhe fëmijët tonë nesër.
Keni shumë miq dhe adhurues. Çka është miqësia për ju?
Kam miq dhe përkrahës, jo adhurues. Kam njerëz që më kanë parë nga afër se si jam rritur, edukuar e shkolluar, edhe të tillë që më vonë janë njoftuar me mendësinë time. Kam miq me të cilët ndaj momentet e bukura e të hidhura, momente kur ndonjëherë si secili prej nesh nuk ka energji e inspirim për të vazhduar tutje, dhe ata të shtyjnë dhe të japin kurajë për të çuar deri në fund kauzën. Janë ata që më ndihmojnë, më kritikojnë, më këshillojnë, më përmirësojnë, më lavdërojnë. Janë ata të cilët më bënë mua kjo që jam sot.
Po dashuria dhe familja?
Të dyja të pazëvendësueshme, të cilat i japin kuptim njëra tjetrës. Me dashuri jam krijuar edhe unë, e jam rritur. Familja është ajo që më bën krenare, e më obligon të jem e kujdesshme, e matur, dhe ta dua vendin tim ashtu si paraardhësit e mi. Kam dy prindërit Rrustemin dhe Mahijen, dhe vëllanë Argjentin, pa të cilët jeta dhe angazhimi im nuk do të kishin kuptim.
Duket se keni shumë ëndrra. Lidhur me ëndrrat ekziston një thënie: Ruaju nga plotësimi i ëndrrave (dëshirave), ka mundësi që një ditë të realizohen ato, pastaj si të jetohet pa ëndrra?
Ëndrrat i kam pas kur kam qenë fëmijë (Qesh). Tani kemi misione, që ia vejmë vetës përpara, dhe të cilat na shtyjnë në punë të palodhshme deri në realizimin e tyre. Qëndroj vertikalisht duke besuar në parimin e mësimit të përjetshëm (Lifelong Learning), i cili na parashtron misione nga më të ndryshmet gjatë gjithë jetës.
Çka ju nevrikosë dhe çka iu bën të lumtur në mjedisin ku jetoni?
Më nevrikosë braktisja e vlerave më të shenjta të këtij populli, mosmirënjohja, xhelozia, mospuna, të cilat fatmirësisht nuk janë veti të përgjithshme, por individuale. Është e dhimbshme që shpeshherë këta individë tejkalojnë vullnetin e popullit, dhe shkelin mbi djersën e tyre. Më bën të lumtur rinia që kemi, është thesar dhe potencial për ditë më të mira në Kosovë. Është shpresa e vetme.
A ua plotëson kërkesat Prishtina, pra ndjeheni mirë në kryeqytet?
Nuk do e ndërroja me asgjë, me të gjitha të metat që i ka. E dua Prishtinën, më mbushë jetë, më shumë se çdo metropol. Është sa e çuditshme e misterioze, poaq edhe madhështore. Pikërisht siç e keni përshkruar edhe ju në librin tuaj me poezi, si vend ku gjej lodhjen, qetësinë, mërzinë, lumturinë, madhështinë e krenarinë.
Tri cilësitë që i veçoni tek një njeri?
Origjinalitetin, pozitivitetin, dhe dashurinë.
Po tri të metat?
Të kundërtat e cilësive që përmenda.
Cilat janë shqetësimet e brezit tuaj?
Kemi mbetur të izoluar si rini, nuk jemi si shtetet e rajonit, të cilat sot e presin duarhapur liberalizimin e vizave, duke përqafuar kështu edhe zyrtarisht perspektivën evropiane. Rreth 70% e bashkëmoshatarëve të mi bredhin rrugëve, pa punë. Jemi prijëse në listën e shteteve më të korruptuara të rajonit. Na kontrollohen politikat editoriale në shumicën e mediumeve. Në vazhdimësi injorohet mundësia e zhvillimit të Kosovës përmes bizneseve të reja. Mospuna dhe papërgjegjësia e disa individëve po fiton mbi vullnetin e plotë të popullit mbi 2 milionësh të Kosovës, të cilët, sot, nuk mund t’i gëzohen plotësisht pavarësimit dhe nuk i shijojnë frytet e saj. Kjo është tejet shqetësuese.
Sipas jush, një femër duhet të jetë e bukur, apo e mençur?
Nuk duhet të jetë preokupim kjo dilemë. Një femër e mençur është e bukur. Jo domosdoshmërisht e kundërta.
Dhe fare në fund, cili është mesazhi yt për moshatarët tuaj?
Dua të besoj se dalja e rinisë në votime këtë herë do të ngritet dukshëm në krahasim me vitet e kaluara, duke i dhënë jetë fuqisë sonë politike, duke ndëshkuar të gjithë ata që na shfrytëzuan, njollosën, dhe na mbyllën dyert e Evropës! E ardhmja është sot.
Faleminderit për intervistën dhe ju dëshirojmë suksese në punën tuaj.
Faleminderit shumë. Punë të mbarë edhe juve.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj