LAJMI I FUNDIT:

Lidhja me politikan, një miksim i lezetshëm

Lidhja me politikan, një miksim i lezetshëm

Soni Malaj është një ndër ato këngët që emocionojnë sa herë që shfaqen. Ishte kënga “Të dua ty” një baladë e ngrohtë, klasike, brenda së cilës gjallonte një dashuri romantike, që e solli në ekran një Soni që kurrë më parë nuk e kishim parë të tillë. Është e bukur, e ëmbël, ka një zë të bukur, këngë po të tilla dhe natyrisht, ka me mijëra adhurues, gjithandej...

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Ju në tregun muzikor keni krijuar një “imazh” të mirë. Në të vërtetë, sa përputhet kjo me atë çka ju jeni duke u përballur?
Imazhet e këngëtareve lëvrojnë profesional dhe joprofesional. Mendoj se në këtë profesional përfshihet edhe kjo ‘e mirë’. Shpresoj të kam krijuar një imazh të mirë dhe kjo është e transmetuar nga këngët e mia që janë bërë hite. Me këngën unë kam bërë një kompakt dhe njerëzit, më vlerësojnë, më duan, i këndojnë këngët e mia, i vlerësojnë cilësitë e mia . Kjo bën që unë të kem 14 vjet karrierë që po qëndroj dhe nuk kam pauzuar asnjëherë.


Cila është strategjia juaj për të rënë më shumë në sy kundrejt këngëtarëve të tjerë?
Secili këngëtar tenton të veçohet nga tjetri me anë të këngëve, stilit dhe ‘look’-ut. Unë jam një vokal ‘soul’, kam lëvruar këngë të kësaj natyre, me baladat apo te këngët ritmike kam futur këtë element timin, por pa e lënë se fillim të krijimeve të mia unë kam pasur këngë turbo-folk, pop.

Ju thatë që mundohesh të jesh vetvetja. Cila është “vetja” juaj?
Këngëtaret në skenë luajnë një personazh, pak a shumë. Vet imazhi im dinamik në skenë, ajo që unë kam kërkuar të përfundoj skenën, e jo skena mua, ka bërë të dalë një Soni shumë e sigurt, dominuese. Megjithatë kam shpalosur një karakter goxha të fortë në skenë. Në realitet, jam një vajzë normale si gjithë të tjerat, kam ëndrrat e moshës. Por, e vetmja gjë e përbashkët është se ato karaktere që i kam në skenë, i kam edhe në jetën e përditshme. Them, në jetën e përditshme unë eci me qëndrime dhe punoj gjatë tërë kohës që të arrij atë. Dmth., unë nuk ngrihem në mëngjes dhe të them po dal për një kafe sot. Ok, çka do të bëj unë tani… Jo, dita ime, jeta ime nuk vërtitet kështu. Synimi im kur i jam futur kësaj rruge është që emri im të mbetet sa më gjatë në skenë, që me kalimin e kohës këngëtarët e rinj të këndojnë këngët e mia . Pak a shumë, përkufizimi i divës është ky, jam nisur duke parë divat të tjerë të muzikës shqiptare. Kështu që, unë kur ngrihem në mëngjes, punoj me vokalin tim për kanto, bëj palestër, ndjek një lloj regjimi, lexoj, dmth., i bëj të gjitha ato gjëra që i duhen kompletimit të personalitetit tim muzikor.

Cilat janë ato elemente që ju do të donit t’i ndërthurni me këngët tuaja, me qëllim që të dallohet nga përmbledhjet muzikore të këngëtarëve të tjerë?
Në radhë të parë, së pari mundohem të gjej këngë që i përshtaten vokalit tim. Dhe, gjithmonë jam munduar që unë të miksoj në këngët e mia ritmin e fortë dhe ëmbëlsinë e vokalit tim. Në çfarëdo lloj kënge mundohem të tregoj që kam vlera si këngëtare.

Keni jetë personale në këngët tua?
E vetmja, këngë pak a shumë personale e imja ka qenë kënga “E vogla”, sepse njerëzit kur më shikonin në skenë thonin… është e gjatë, është ku ta di unë, bu,bu,bu, kjo të vret…hahaha. Te kënga “E vogla”, unë e kam bërë që jam pak e vogël dhe nuk jam aq e gjatë sa dukem në skenë, nuk jam e mbushur aq sa dua unë, goxha e imët dhe jam ‘llasticë’…hhhah.

Njeriu zotëron veç të bukurës së jashtme edhe atë të shpirtit. Me çfarë do ta krahasonit bukurinë e shpirtit tuaj?
Nuk e di nëse bukuria e shpirtit do të krahasoj me ndonjë gjë tjetër, them personalisht. Aq më shumë që ka virtyte njeriu, aq më mirë është për të dhe për ambientin që e rrethon dhe për të tjerët që e rrethojnë. Bukuria e jashtme është një natyrë që na ka dhuruar Zoti, prindërit.

Çfarë e vret atë më së shumti? A mund të na e ilustroni me një rast konkret?
Janë këto fenomenet e jashtme, kur njeriu është i bukur në shpirt dhe kur vijnë kohët kur përplaset me njerëzit që duan ta vrasin atë bukuri, dmth përballet me fenomene negative. Atëherë, këto fenomene janë goxha të shpeshta, dashtë e pa dashtë, njeriu transformohet sipas ambientit. Sado të jesh zemërgjerë, kur të tjerët përfitojnë mbi ty, duan të të godasin, të kanë inat, atëherë edhe njeriu bëhet i keq, por kjo për shkak të ambientit që të vihet në mbrojtje gjithmonë…Këto janë fenomenet e jashtme që njeriun e konservojnë.

Më thoni komplimentin që jua shprehin më shumë adhuruesit tuaj!
Më thonë ke zë të bukur, më frymëzojnë. Një gjë që unë pëlqej, në të vërtetë që ndihem me fat është se unë kam shumë adhurues të verbër, që nuk më kanë parë kurrë, që nuk dinë se si jam nga paraqitja. Thjeshtë, frymëzohen nga zëri im, këngët e mia.

Përveç këndimit, natyrisht, nevojitet edhe ngritja intelektuale. Cili është niveli i shkollimit tuaj?
Unë kam përfunduar shkollën e mesme të gjuhëve të huaja, por kam bërë universitetin për gjuhën franceze, për përkthim, një degë shumë, shumë e bukur, por kërkon shumë përkushtim, sepse të jesh përkthyese në gjyqe, konferenca apo në ambient tjera politike e ku e di unë. kërkon goxha përkushtim. Mua më ka ndihmuar shumë veshi i muzikor për të arritur në gjuhën e frëngjishtes në universitet, ajo është një plus në jetën time, por që muzika mbetet primare.

Po ti ke menduar ndonjëherë të bëhesh politikane?
Absolutisht jo, politikën e marr si diçka shumë të vështirë. Unë jam muzikante, dmth., muzikantët kanë një shpirt krejt ndryshe, nuk e kanë atë shpirt kaq luftarak, ne jetojmë me pasione, me dashuri në muzikë, jemi goxha më paqësorë, ndërsa politikanët janë më luftarak, luftojnë për një ideal, për diçka më të madhe.

Mendon se do të të shkonte mbarë lidhja me një politikan?
Auu buu, nuk e di, të them të vërtetën. Ndoshta do të ishte një miksim i lezetshëm se do e qetësoja në darkë, do i këndoja…ahhhaa.

Po ngacmime nga ndonjë politikan ke pasur?
Jo, jo, jo. Vetë natyra ime nuk i lejon që ata të shkojnë më tutje. Puna është që edhe politikanët njerëz janë dhe…

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo…?
Jooo, e konsideroj seksuale.

Ç’pjesë të trupit s’do doje ta prekte “plakja”?
Uaaa, unë do të dëshiroja të mos më prekte fare …

Cila do të ishte veshja e preferuar për mbrëmje?
Veshja e preferuar për mbrëmje do të ishte një fustan i ngushtë deri të gjuri, as të zbulon shumë gjëra, por edhe të njëjtën kohë të tregon edhe linjat e trupit.

Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?
Do t’i qetësoj, sepse sapo t’i hap sytë, menjëherë unë filloj e këndoj. Atëherë, unë e kuptoj se, prandaj, kjo nuk ka asnjë dyshim se unë nuk do të bëhesha këngëtare.

Çfarë jeni në gjendje të bëni për dashurinë?
Unë bëja shumë gjëra për dashurinë, i bëj me kokë, dmth pa anashkaluar logjikën. Nga eksperienca e jetës sime është më mirë që të mos jesh më shumë se e dyzuar..çka t’më japi…do jap.

Është Soni po kaq e kënaqur dhe me jetën e saj private?
Unë jam e kënaqur shumë me jetën time, sepse e kam një familje që më jep shumë dashuri, kam hapësirën që më ecën shumë mirë dhe…jam mirë, jam mirë.

Po me çfarë i bën për vete, meshkujt atëherë?
Unë nuk e di, meshkujt…varet se ku më njohin. Në Shqipëri mua më njohin më shumë nga ekrani dhe mendoj që ndikohen nga kjo, nga personazhi, ku di unë…

Si të afrohen, apo ta themi troç, si ju gjuajnë?
Në të vërtetë, s’kanë shanse të më gjuajnë, unë jam shumë e kufizuar, jam o në shtëpi, o në studio, o në palestër. Dmth kanë shumë pak shanse që meshkujt të më takojnë mua. Edhe kur jam në koncerte, unë jam e shoqëruar nga familjarët e mi.

Ç’pjesë të trupit shikon në fillim te një mashkull?
Duart.

Defekti i meshkujve të sotëm sipas teje, cili është?
Egoizmi.

Cili është çelësi i suksesit në marrëdhënie me meshkujt?
Të tregohesh se je shumë inteligjente, të mos të marrin për budallaqe, të mos lësh të përfitojnë nga ty.

Çfarë mbeti pa thënë?
Mbeti pa thënë që unë i falënderoj gjithë fansat e mi që më kanë mbështetur gjithë këto vite, do të doja nga ata një lloj mirëkuptimi që edhe nëse bëjmë gabime na karrierë. Ne artistët në Shqipëri, çdo gjë e bëjmë vet, realisht bëjmë edhe gabime. Po, shpresoj të kemi mësuar nga gabimet në vite dhe dua t’ju sjelli materiale të mira muzikore, ashtu edhe mua si personazh, sepse të rinjtë shikojnë personazhet deri diku edhe si idhuj, marrin shtytë nga ato personazhe. Unë mendoj që na dëgjojnë dhe ne duhet të japim shembull shumë të mirë.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Kalo në kategori