Hajredin Kuçi ka qenë student i shkëlqyeshëm, kryeredaktor i gazetës së studentëve “Bota e re” (prej nga i ka mbetur respekti për gazetarët), ka hyrë në politikë përmes dyerve akademike, ndërkaq fëmijëve të vet nuk u dëshiron që të merren me politikë. Hajredin Kuçi është emri dhe “fotografia” më e shpeshtë që e dëgjojmë dhe që e shohim në ekran e në gazeta në këto vitet e fundit. E ka shkruar edhe Kushtetutën e Kosovës dhe një ditë kur do të “plaket” këtë pjesë të punës së tij do ta fusë patjetër në ditarin e tij të jetës që mbase mund ta botojë një ditë edhe si libër.
Hajredin Kuçi ka edhe një veçori prej politikave të tjerë. Është me prejardhje nga Peja, shkon pothuaj çdo javë në Pejë, por nuk është me partinë e Ramush Haradinajt. Arsyen e thotë në një përgjigje në vazhdim.
Hajredin Kuçi pas tri “fitoreve” në lidhje bashkëshortore më në fund ka kryer edhe “obligimin kombëtar”, qe 15 muaj ua ka sjellë vajin dhe gëzimin fëmijëror, djali Joni.
Hajredin Kuçi flet edhe për shumëçka tjetër për lexuesit e “Telegrafit”.
Ju njiheni si “violina e parë” e Qeverisë. Sa herë që Qeveria ka nevojë për mbrojtje mediale, ju jeni ai që e bëni këtë publikisht. Megjithëse nuk jeni më zëdhënës i qeverisë, kur e kërkon nevoja ju dilni para gazetarëve. Pse e bëni këtë, sepse kështu ju thotë “shefi” i juaj apo sepse ju jeni më i përgatitur dhe më i zoti t’u dilni përballë mediave?
H. Kuçi: Në jetën time kam arritur suksese nga disa faktor përveç punës sime profesionale dhe ata kanë qenë: familja, shokët, sidomos nga Universiteti dhe disa në politikë dhe një faktor shumë me rëndësi kanë qenë gazetarët që unë i respektoj shumë dhe kam nostalgji edhe nga koha kur kam qenë kryeredaktor i “Botës së Re”. Komunikimin me mediat e kam kënaqësi dhe jo mundim. E konsideroj se nuk ka çështje që nuk duhet diskutuar haptas me gazetarë që janë bartës të mesazheve tona tek qytetarët dhe anasjelltas. Sa herë që ka tema të “nxehta” konsideroj se duhet të rritet niveli i përgjegjësisë dhe se duhet dhënë përgjigjen e plotë dhe përfundimtareve para qytetarëve. E di se kjo edhe mund të “dëmtoj’ autoritetin tim, sidomos kur ka gjëra të pakëndshme, por për ta transmetuar të vërtetën tonë para qytetarëve dhe për ta ruajtur autoritetin e institucionit edhe duhet dhënë diçka nga vetja. Unë nuk e konsideroj veten si më të zotin, por si më komunikues dhe që mund të marrë dhe jap mesazhe të drejta. Unë e di se mediat do ta japin versionin e tyre dhe për atë mendoj se qëndrimi ynë duhet të jetë pjesë e atij versioni. Si person i dua sfidat ngase konsideroj se ato me kalitin. Tentoj çdo herë të them të vërtetën apo së paku të mos e them atë që nuk duhet thënë. Natyrisht, ka raste kur me dëshirë nuk isha prononcuar, sidomos për çështje personale të ndokujt apo si reagim, ngase nuk më duket se ka invencion aty, por kur je brenda një “shtëpie” duhet ta mbroni atë.
Jeni politikan por edhe profesor universiteti, studiues shkencor. Sa keni kohë që të ruani e të përsosni “kondicionin” akademik përballë kësaj ngarkese në punë, a keni “frikë” se po vonoheni pak në punën profesionale duke u marrë me politikë?
H. Kuçi: Është një pyetje qe unë shpesh ia bëjë vetes dhe e ndjejë çdo ditë. Pas dashurisë që kam për fëmijët e mi, vjen dashuria për Universitetin dhe studentët e që të dy palëve viteve te fundit nuk po mund t’u dal “hakut” si thuhet. Është e vërtetë se tani lexoj më pak literaturë profesionale se puna në qeveri më merr shumë kohë dhe koncentrik, edhepse mundohem ta ruajë ritmin e leximit dhe prezantimeve para studentëve. Unë prioritet në karrierën time e kam jetën akademike dhe nëse e vërej se ajo po dëmtohet tejmase, do t’i lë të gjitha dhe t’i kthehem në tërësi asaj që e dua dhe ndihem më mirë në jetë. Shpesh them se jeta akademike më ka dërguar në politikë, jo e kundërta.
Preferencat e mia politike nuk janë provinciale
Jeni pejan me prejardhje por nuk jeni me Ramushin. Si është e mundur kjo?
H. Kuçi: Shpesh njerëzit bëjnë pyetje të ngjashme duke u nisur nga prejardhja e liderëve të partive apo edhe tendencat për provincializëm te politikes. Unë bërjen e politikës e shoh mbi bazën e politikave që ndërton një parti apo lider dhe kapacitetet që i posedon apo synon t’i këtë dikush për t’i realizuar ato politika. Unë në politikë jam në PDK dhe nuk e kam ndërmend ta ndërroj partinë, por bashkëpunoj dhe do të bashkëpunoj për hir të vendit dhe të qytetarëve me të gjithë në cilëndo fazë. Unë e kam logjikën bashkëpunuese dhe jo refuzuese ndaj askujt. Ka pasur momente kur kemi menduar njëjtë apo edhe kur mendojmë ndryshe. Vlerësimin për një individ nuk e bëj mbi bazën e opononcës politike, por të personalitetit të tij, kontributin për vendin dhe mundësitë që i ka për të ardhmen. Ndihem mirë që jam i asaj anë, por preferencat politike i kam më të gjëra se provinciale.
Zakonisht liderët politik në fund të karrierës së tyre botojnë libra. Ju nuk jeni në fund të karrierës, por në ditarin tuaj personal çka keni shënuar diçka të veçantë, që ka ndodhur këto vite e që do të zinte vend në një libër të ardhshëm biografik?
H. Kuçi: Ka shumë gjëra që mund të shkruhen e për të cilat duhet të jem racional, jo subjektiv dhe me vlerësim që i ndihmon pasqyrimit të së kaluarës, por edhe ndërtimit të së ardhmes. Kam pasur fatin që të jem pjesë në disa procese që ishin me ndikim në rrjedhën e fatit të vendit dhe popullit tim. Do ta filloja me jetën e Universitetit në vitet 90-ta dhe jetën politike e publicistike në atë kohë, koha e luftës dhe pas saj, ndërtimi i institucioneve dhe demokracisë pas lufte, procesi i negociatave është një temë në vete, procesi i hartimit të Kushtetutës patjetër dhe i nxjerrjes së simboleve shtetërore. Po, edhe çështje të perceptimeve të brendshme për këto dhe gjëra tjera ku kam vepruar duke përfshirë edhe lëshimet me ose pa qëllim si ai i ‘Zanzibarit’ etj.
Familja dhe librat më mungojnë më së shumti
Gjithë ditën në punë, nganjëherë edhe deri vonë natën. A konsideroni se po e teproni pak me vonesa në shtëpi. Përveç qeverisë, partisë, universitetit, është edhe dikush që ka nevojë për praninë tuaj, gruaja, fëmijët…
H. Kuçi: Puna ime kërkon angazhim të madh me prezencë fizike, por edhe ngarkesa psikike që të përcjellin tërë kohën. Tentoj që të ndaj jetën e punës me atë familjare, edhepse shumë vështirë. Kam shumë mirëkuptim në familje për çka i falënderoj, por kjo nuk më amniston. Tentoj që të jem me ata sa herë që më jepet mundësia. Së paku një ditë në javë, të dielave, qëndroj me familje. Jam shumë i lumtur me zhvillimin e familjes sime dhe kjo më lehtëson në punë dhe jetë.
Familja dhe librat janë që më mungojnë më së shumti viteve të fundit me siguri edhe unë atyre.
Keni vajza të mrekullueshme, por me sa e dimë e keni kryer edhe “obligimin kombëtar”, sepse tashmë keni një djalë?
H. Kuçi: Flm për vlerësimin për vajzat. E kam kryer “obligimin kombëtar”, hahahah, e kam edhe një djalë, Jonin, qe 15 muaj.
Dashuria e vjetër studentore ka sjellë martesën e harmonishme
A është xheloze bashkëshortja juaj kur një gazetar, aq më tepër një gazetare kërkon një prononcim nga ju rreth mesnatës, kur ju jeni në familje?
H. Kuçi: Unë jam bashkë me bashkëshorten që nga viti i parë i studimeve dhe jemi shokë. Ajo ka mirëkuptim për angazhimet e mia dhe përpiqet të jetë ndihmuese dhe jo pengesë. Kemi ndërtuar besimin në mes nesh, por me një kujdes permanent, hahaha. Ajo nuk më ndërhyn në çështje të punës, e as unë asaj. Natyrisht edhe kujdesi për 4 fëmijët e shpërqendron atë nga kujdesi maksimal për mua, por më shumë për fëmijët për suksesin e të cilëve e falënderoj.
Nuk e mbyll telefonin, por nganjëherë e bëj vetëm me “dridhje”
A ka ndodhur ndonjëherë në këto dy vitet e fundit që ta fikni telefonin, ta merrni familjen me vete dhe të ikni jashtë kryeqytetit, “larg rrëmujës e rrëmetit të qytetit”?
H. Kuçi: Unë i kam prindërit që jetojnë afër Pejës dhe shkoj shpesh t’i vizitoj dhe me familje, pasi atyre u duket mangët nëse shkoj vetëm unë. Shkoj shpesh, gati çdo javë dhe atë për t’i parë prindërit, për të takuar familjar tjerë, për të kuptuar më drejt hallet e njerëzve dhe natyrisht për të ‘ikur’ nga Prishtina ku non-stop kam apo me gjejnë punë. Telefonin nuk e mbylli asnjëherë për arsye të komunikimit që më duhet dhe gjërave që mund të më ndodhin, por mund ta lë ‘silent’ për një kohë.
A do të ju preferonit fëmijëve tuaj që të ecin rrugës së politikës si babai i tyre?
H. Kuçi: Jam shumë i lumtur me fëmijët, me shëndetin dhe sukseset e tri vajzave që i kam në shkollën fillore ‘Ismajl Qemajli’ që i kanë mësueset e shkëlqyera, ndërsa djali është ende i vogël. Ato edhe kur prezantohen para dikujt i thonë se babin e kam profesor dhe rrallë zevendëskryeminstër. Ky është mentaliteti që unë mundohem t’i bind. Ua kam thënë disa herë që duhet të punojnë shumë dhe të fitojnë ndershëm, që të mos bëjnë gjëra që mund të pendohen, pastaj të mos gënjejnë asnjëherë për asnjë lëshim që mund ta bëjnë në jetë: ta duan dhe mbrojnë familjen dhe vendin. Porosi e madhe e imja si prind ka qenë dhe mbetet që, asnjëherë të mos merren me politikë ngase aty shpesh nuk mund të jenë vetja dhe është jetë e rëndë, ndoshta edhe e pafalenderueshme pas lirisë dhe pavarësisë së vendit.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Hilmi Gashi: Neve na duhet një kulturë e cila bazohet në formulën “ne së bashku”
Shkodran Tolaj: ”Artistët kanë përgjegjësinë të inspirojnë dhe të ruajnë identitetin kulturor”
Valdete Hoti: “Gratë shqiptare kanë promovuar kulturën dhe historinë shqiptare“
Doni të siguroheni se cila është qendra juaj e votimit? - verifikoje për pak sekonda me një proces shumë të lehtë
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
G Bani dhe Gjesti thyejnë një nga rregullat bazë të BBVA, futen të dy bashkë në tualet - pritet zarf i zi në shtëpi
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër