LAJMI I FUNDIT:

Dafina, realizon ëndrrën…

Dafina, realizon ëndrrën…

E bukur? Sigurisht që po. Sharmante? Padyshim. Po kështu mund të thuhet për elegancën, qëndrimin, shijen, mënyrën e të folurit, ecjen... e shumëçka tjetër...Është kjo, Dafina Neziri.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Ka “braktisur” Gjermaninë dhe është zgjedhur përcjellëse e parë e “Miss Gjilani 2010”. Ajo, tashti, është duke vijuar mësimet në gjimnazin “Universum” në Prishtinë, për të vazhduar pastaj studimet në Universitetin Amerikan të Kosovës (AUK) në Prishtinë.


Komplimente për pamjen! Duhet thënë po dukesh sërish e veçantë…
Faleminderit për komplimentet… Më vjen mirë që jam pëlqyer.

Më thuaj gjithçka që di për veten tënde..
Jam Dafina, 18 vjeçe. Më pëlqen shumë muzika, piano, vallëzimi dhe fusha e modës. Duke qenë e bindur për aftësitë e mia, vendosa të merrja pjesë në “Miss Gjilani” dhe ja ku jam! Ishte një eksperiencë e bukur. Nuk më pëlqen ta lavdëroj veten, por mos pretendoni as që ta shaj… (Qesh) Jam e thjeshtë dhe e çiltër. Besoj se kaq mjafton. Sa e vështirë qenka të flasësh për veten!

“Miss Gjilani 2010” ishte pjesëmarrja jote e parë?
Kam pasur dëshirë të marr pjesë edhe në evenimente të tjera, por më pengonte pesha. Me t’u kthyer në Kosovë, mora ftesën, dhe, humba disa kilogramë…
Si herë e parë që ishte, mendoj se ia dola mbanë.

Është kjo ajo që ke dashur gjithmonë?
Gjithmonë kam ëndërruar të marr pjesë në një “Miss” dhe të shpërblehem. Tani që ëndrra ime u realizua, përveç fushës së modës unë dua të vazhdoj edhe të studioj…

Të pëlqen të jesh në qendër të vëmendjes?
Të qenit në qendër të vëmendjes ka edhe të mirat, edhe të këqijat e veta. E mira është se je bërë dikushi dhe e keqja është se nuk ndihesh gjithnjë mirë, pasi ka njerëz që të ngacmojnë, flasin dhe nuk mund të jesh po aq praktike dhe e lirshme sa më parë.

Kush e ka meritën për pamjen tënde? Përveç prindërve, kuptohet…
Përveç prindërve, nga të cilët kam marrë tiparet më të bukura, meritë ka edhe “Saimi Fashion”, në Gjilan. Por, edhe kujdesi dhe koha që harxhoj për veten. Më pëlqen të jem gjithmonë në formë.

Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde tani që të njohin?
Nuk kam ndryshuar shumë, sepse dal ashtu siç e ndjej veten më mirë. Ditën jam më e thjeshtë, më sportive…në mbrëmje kujdesem shumë për dukjen time. Kur të njohin duhet të jesh gjithnjë në formë të përkryer, për të respektuar publikun e më pas, veten.(Qesh)

Mendon se duhet të jesh domosdoshmërisht e bukur për të qenë modele?
Jo, ka femra që nuk janë të bukura dhe të tërheqin.

Sa vajza të kanë parë shtrembër deri tani?
(Qesh) Për fat të mirë, vajzat ishin të gjitha të mira, jo si nëpër sfilatat e tjera ku edhe të shohin shtrembër. Ishin edhe goxha të dashura! Por, edhe unë, jam një vajzë e çiltër dhe shumë e shoqërueshme me krejt vajzat.

Gjatë kohës që po bëje fotot me Veton Osmanin dhe Petrit Zekën, vumë re që s’kishe pikën e ndrojtjes. Dukej sikur kishe një jetë që merreshe me këtë punë…
Jo, jam tip që përshtatem në çdo lloj vendi. Normalisht, në fillim do të jem pak e ndrojtur, por kjo është ajo që kam zgjedhur, tani është puna ime dhe duhet ta bëj sa më mirë.

Kë do të doje të kishe mik apo mikeshë në botën e artit?
Është e vështirë të kesh miq, por besoj se mikeshë më të mirë se veten nuk do të kem.

Çdo të thotë të jetosh jashtë vendit tënd?
Nuk e di, sepse unë kam ikur e vogël dhe jam mësuar me jetën atje. Më pëlqen shumë jeta atje. Kam familjen, shoqërinë time.

E dashuruar?
Jo, hahah. Për momentin, jam e dhënë vetëm për studime dhe ta bëj punën e modeles…për dashuri nuk po gjej kohë…

Më fol pak për ndjenjat. Je tip që fal apo merr dashuri?
Jam tip që fal dashuri. Jam shumë e butë, e afrueshme.

Ke marrë ndonjëherë guximin t’i propozosh ti e para një djali?
Nuk më pëlqen të jem unë e para që e marr iniciativën. Femra duhet të jetë
femër.

Si duhet të jetë një mashkull që të të bëjë për vete?
Mjafton të jetë njeri, në të gjitha kuptimet, të më përshtatet dhe të respektojë punën time.

Cili është njeriu më i rëndësishëm në jetën tënde?
Nuk është një. Janë prindërit e mi, halla dhe axha që kujdesen shumë për mua këtu në Kosovë …, pa harruar edhe të gjithë miqtë e mi, që sigurisht janë shumë të rëndësishëm. Në veçanti, një mikeshë timen që e kam takuar në Kosovë dhe që më përkrah shumë.

Planet më të afërta?
Të pranohem në Universitetin Amerikan në Kosovë dhe të bëj karrierë.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori