Këngëtarja Jehona Sopi ka arritur të pushtojë skenën muzikore me zemrën e mijëra adhuruesve. Ka filluar të këndojë që e vogël, e njëkohësisht është paraqitur edhe në spektakle të ndryshme bukurie. Me zërin e këndshëm, sharmin dhe paraqitjen mjaft tërheqëse skenike, ajo tani radhitet ndër këngëtaret më të dashura dhe më të kërkuara në Kosovë, por edhe jashtë saj.
Me artin muzikor ka filluar të merret që e vogël, duke reflektuar talent dhe lindjen e një ylli në perspektivë. Pas mbarimit të shkollimit fillor, mësimet i vijon në Shkollën e Mesme të Muzikës, në degën e solo-këndimit, ku arrin të përfitojë njohuri të mjaftueshme për këndim dhe interpretim. Popullaritetin e arrin me këngën "Kriza", me tekst të Aida Barakut, e cila i parapriu albumit të parë muzikor, të cilin e ka titulluar "Jam ajo që jam", edituar në vjeshtën e vitit 2003.
Deri më tash Jehona ka realizuar më shumë se 30 këngë, ndërkaq ka edituar dy albume. Këngët e saj, që i “flenë” në shpirt janë shumë, ndërsa veçon disa prej tyre, si këngën “Sot mos thuaj jo”, Kriza”, “Jam ajo që jam”, Emocione”, “Përvjetori”, “Fustani i bardhë” “ A do të plakemi bashkë”…
Paraqitjet e saj janë të shkëlqyeshme. Nuk i numëron dot paraqitjet e saj të shumta, por thekson se kënaqësinë më të madhe e ndjen kur këndon drejtpërdrejt. “Me kënaqësi këndoj live, sepse ashtu ndjehem më afër publikut, e ndjej atë që e këndoj. Play back-u më nevrikos”.
“Jam shumë e lumtur që jetoj”, kjo frazë e shoqëruar me buzëqeshje dhe sytë e saj të ndriçuar na bën të kuptojmë se Jehona po kalon një periudhë të lumtur dhe të qetë.
Na tregoni pak për fëmijërinë tuaj, si ka kaluar ajo, e kishit menduar se një ditë do të ishit kaq e famshme?
Kam kaluar një fëmijëri fantastike, kam qenë fëmijë i entuziazmuar… Sa i përket famës kam menduar që do të jem edhe shumë më e famshme…(hahaha) Kur kam qenë e vogël kam shikuar në tv të gjitha ngjarjet botërore që i përkisnin botës së artit (ende vazhdoj t’i përcjelli) dhe ndonjëherë së bashku me dy shoqet e mia luanim lojën e ndarjes së shpërblimeve (unë isha protagonistja e lojës…hahah) dhe u mundonim t’i kopjonim në mënyrën tonë gjestet e yjeve botërore… për atë them nuk jam aq e famshme, sa e kam luajtur rolin e lojës në fëmijëri…(hahhaha)
Kush ju ka vërejtur për herë të parë se dini të këndoni?
Meqë unë si e vogël e pata dashuri muzikën, mund të them se normalisht ishin familja ata që më ndihmuan të merrja hapat më vonë. Ata janë mbështetësit e mi të vazhdueshëm në rrugën time drejt sukseseve.
Jehona, kush e përbën familjen tuaj të ngushtë? Me çfarë merren prindërit tuaj?
Nëna, babai, dy motrat dhe vëllai janë familja ime e ngushtë, e që kjo pastaj zgjerohet me dy nipa dhe një mbesë. Nëna, me profesion është teknike e dhëmbëve, ndërsa babai projektues i rrjetave telefonike.
Jeni e lumtur me rrjedhën e karrierës suaj muzikore?
Karriera ime është pikërisht ajo që kam dashur ta kem, më ka sfiduar vazhdimisht duke më sjellë shumë kënaqësi, por dhe angazhime me stres ndonjëherë.
Sa jeni vetëkritike?
Unë jam kritik i madh i vetes, dhe asnjëherë e vetëkënaqur
Cili është komplimenti më i mirë që ju ka bërë të ndiheni mirë?
Unë mendoj se kompliment jo të mirë nuk ka. I pëlqej që të gjitha kur kam parasysh se ato janë shumë origjinale dhe njerëzit më shohin në mënyra të ndryshme. Unë jam pasuruar duke ditur se çfarë mendojnë të tjerët për mua.
Ndryshe nga moshataret tuaja, punoni tash sa vite. A ju dhimbset ndonjëherë që keni lëshuar një pjesë të mirë të fëmijërisë dhe të adoleshencës dhe përnjëherë keni hyrë në botën e të rriturve?
Përvoja të pjek, është shumë e vërtetë. Kam punuar si e re, por kjo ka ardhur shumë natyrshëm nga vullneti dhe ambiciet e mia. Unë s’mund ta mendoj atë periudhë kohore ndryshe, sepse nuk i kam lënë anash as tekat e atyre kohëve…
Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?
Dëshira për të jetuar.
Çfarë është lumturia absolute për ju?
Arritja e një stabiliteti emocional.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
E ndjeshme.
Defekti juaj kryesor?
Analizoj pa nevojë. Gjykuese edhe në veprimet më të thjeshta te vetja ime.
Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?
Gabimet e mia i gjykoj ashpër, nuk jam aspak tolerante, çfarëdo qofshin ato, ndërsa ndaj gabimeve të të tjerëve mund të them se jam tolerante.
Cilin virtyt vlerësoni më shumë tek një burrë?
Burrërinë.
Tek një grua?
Aftësinë e të qenurit nënë dhe njëkohësisht e suksesshme.
Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?
Ajo që më ngelet në vesh para se te hyj në dush.
Shkrimtarët tuaj më të dashur?
Paulo Coelho, Sidney Sheldon etj.
Libri që ju la mbresë të pashlyeshme?
“Veronika vendos të vdesë”, “Zahiri” ( Paulo Coelho)
Filmi që ju la mbresë të thellë?
Realizimi i filmit "Parfumi."
Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?
Nuk ka ndonjë gjë që jam penduar shumë në jetën time, gjithçka që kam kaluar ka qenë eksperiencë dhe më ka bërë që të jem kjo që jam sot dhe shpresoj të bëhem ashtu si synoj të jem.
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Vetminë.
Në çfarë rastesh zgjidhni të thoni gënjeshtra?
Në raste shumë të veçanta, kur gënjeshtra ime nuk do të dëmtonte njeri, por do të më ndihmonte të dilja nga disa situata që janë të sikletshme.
Cila është motoja juaj?
Gjarpri që nuk më ha mua le të jetojë 1000 vjet!
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj