Ia doli mbanë të arrinte qëllimin e saj. Të bëjë famë jo vetëm si modele “skandaloze”, por edhe si aktore dhe këngëtare, po aq provokuese.
Askush nuk mund ta imagjinojë Çiljetën me gjoks të vogël! Format e saj të rrumbullakëta e kthyen atë në një simbol seksi. Kur ecën ajo, të gjithë kthejnë kokat. Ka një siguri të paparë, i pëlqen të vishet elegante, por e di që çdo gjë duhet të jetë e puthitur pas trupit të saj.
Këngët e saja kanë qenë gjithnjë komerciale shumë të bukura, që janë bërë menjëherë hite. Përveç pozimit dhe këngës, Çili ka mësuar edhe ca hile të aktrimit. Jo krejt rastësisht, por sepse regjisorë të ndryshëm e kanë zgjedhur në kastin e aktorëve me emër, për seriale televizive, ndoshta të bindur se askush më mirë se ajo nuk mund të shfaqë në ekran vajzën provokuese, pas së cilës çmenden të gjithë. Dhe për këtë Çiljeta Xhilaga vazhdon të ndjehet me fat. Pse jo!
Çili, kur janë fillesat e tua në muzikë, e keni pasur pasion që e vogël këngën apo ka ardhur më vonë?
Fillimet e mia janë te Kënga Magjike 1999, që e vogël muzikën e kam trashëguar nga gjyshja dhe mami.
Na tregoni pak për fëmijërinë tuaj, si ka kaluar ajo, e kishit menduar se një ditë do të ishit kaq e famshme?
Këto që kam realizuar kanë qenë ëndrrat e fëmijërisë time të cilat i realizova duke pasur besim te vetja dhe me ndihmën e Zotit.
Dukesh që je tipi i këngëtares provokuese, qoftë në luk, në këngë, në veshje, pse ke zgjedhur të performosh me këtë lloj forme?
Pamja ime është e lindur dhe nuk mundem ta ndryshoj dot dhe ndihem krenare për këtë. Përsa i përket stilit unë thjesht kam ndjekur modën ashtu sikurse të gjitha këngëtaret në modë. Por, ndoshta duke qenë një vend i vogël i dalë nga një regjim komunist prej 50 vjetësh paragjykimi ka mbetur ende pjesë e popullit. Ne i përkasim një brezi të ri të rritur në demokraci.
Mendoni se ka qenë dhe bukuria juaj që ka elektrizuar publikun dhe skenën?
Bukuria ka qenë një pjesë e vogël që më ka ndihmuar, por besoj nuk do kishte funksionuar pa talentin dhe punën që unë kam bërë.
Karrierë shumëvjeçare e ndërtuar në fusha të ndryshme. Si e shpjegon qëndrimin kaq të gjatë në ‘top formë’?
Unë kam dalë shumë e vogël në skenë dhe gjithmonë kam pasur çfarë të sjellë dhe suksesi i jetëgjatësisë time në skenë prej 11 vitesh është fakti që i kam ngjitur shkallët një nga një dhe kam akoma shumë për të bërë.
A mendon se duke lëvizur nga një sferë në tjetrën ke arritur të jesh e përkryer në të gjitha, apo pretendon edhe më shumë?
Unë kam dashur të realizoj ëndrrat e mia dhe ia kam arritur deri diku, por pretendoj akoma dhe më shumë nga vetja. Nuk mund t’i japë një vetëvlerësim vetes time, atë mund ta bëj publiku.
Flasim pak për eksperiencën tuaj në kinematografi. Jeni shfaqur në publik dhe si aktore në një film…
Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur për mua dhe jam ndjerë shumë komode si aktore, kam qenë shumë spontane, ndoshta ky ka qenë dhe çelësi i suksesit.
Si e cilëson veten në dashuri?
Pasionante, ëndërrimtare dhe e përkushtuar, ndoshta më shumë nga sa duhet. Jam shumë korrekte dhe e sinqertë.
Çfarë jeni në gjendje të bëni për dashurinë?
Jam në gjendje të bëj shumë për dashurinë, por jo gjithçka.
A jeni e dashuruar? Sa i besoni kësaj ndjenje?
Besoj verbërisht ndjenjës sime dhe sigurisht që jam e dashuruar.
Po më thoni, a jeni e zhgënjyer nga meshkujt…
Sigurisht si çdo femër, por unë nuk i kam marr shumë afër zemrës.
Çfarë ju pëlqen më tepër nga meshkujt? Çfarë prisni nga ata?
Gjithmonë më ka pëlqyer serioziteti i një mashkulli, dashamirësia dhe fisnikëria. Pres të kenë këto virtyte që dua unë.
Si mund të fitohet një mashkull sipas teje?
Mendoj me spontanitetin që çdo njeri duhet ta ketë në vetvete. Sa më shumë të jetë vetvetja, aq më shumë e afron dikë te vetja. Unë e kam shumë të thjeshtë, sepse flas me shikim gjithmonë.
Cili është mashkulli ideal për ju? Në fakt, kë doni të prisni?
I kam harruar përrallat dhe nuk pres princin e kaltër. Ideali për mua është mashkulli që ka virtytet për të cilat fola më sipër.
Po ai, për çfarë duhet të krenohet me ju?
Ai duhet të krenohet për Çiljetën që është brenda, jo vetëm për atë që duket nga jashtë.
I dashuri është xheloz për ju?
Xhelozia është pjesë e dashurisë, por ai tregohet i kujdesshëm nuk e shpreh atë vend e pavend.
A keni thënë apo ju kanë thënë më shpesh “lamtumirë”, në një raport çfarëdo?
Më kanë thënë.
Ke bërë ndonjë çmenduri në emër të dashurisë?
Çmenduria më e madhe që kam bërë është që kam falur shumë gjëra.
Po tradhtinë e fal?
Pse jo, edhe e kam falur.
Flasim për ty dhe kohën e lirë jashtë angazhimeve të profesionit? Si e kalon atë?
Merrem me fitnes, me kurs kanto dhe pjesën qe mbetet e kaloj pranë të dashurit dhe shoqërisë time.
Jetën e natës e frekuentoni?
Jo shpesh, pasi nga aktivitet e shumta qe kam nuk më tërheq shumë.
Një femër e bukur dhe e mençur mund të quhet e rrezikshme?
Sigurisht që po.
Ku ke punuar për herë të parë dhe cila është puna më e keqe që ke bërë?
Gjithmonë jam marr me art, nuk kam bërë asnjë punë tjetër.
Kur vendose t’i hyje karrierës dhe ç’do të bëje në mungesë të saj?
Karrierës i kam hyrë që e vogël dhe në mungesë të saj do isha një studente e rregullt në shkollë dhe mbase do veja në jetë profesionin e shkollës (shkenca politike).
Çfarë ke blerë për herë të parë me paratë që ke siguruar vetë?
Kam blerë makinën time të parë “Audi”.
Jeni shprehur më parë në media se keni dëshirë që të bëni karrierë në politikë. E keni ende këtë synim?
Sigurisht pasi unë i kam kryer studimet për shkenca politike.
Paskuintat e një xhirimi asnjëherë nuk tregohen nga këngëtarët. Ndodhën të papritura?
Gjithmonë ka të papritura dhe këto mund t’i shijojnë njerëzit që ndodhen në sheshxhirim.
Ju jeni njeri i skenës, do të pozonit nudo në një revistë, në shkëmbim të një shumë të madhe lekësh?
Ndoshta në karrierën time si modele dhe në një moshë më të vogël mund edhe të ndodhte…
Çfarë dhuntish mendon se ke?
Përveç atyre artistike kam dhunti t’i parandiej gjërat që do më ndodhin dhe kam dhunti të dashuroj dikë shumë bukur.
Si e vë në provë veten?
Duke luftuar me veten time.
A je në provë tani?
Gjithmonë njeriu është në provë.
Kur has në pengesa si kundërvepron?
Nuk kundërveproj fare, por thjeshtë i lë të kalojnë.
Cila është ajo gjë që nuk mund ta bëje kurrë?
Të tradhtoja bashkëshortin tim.
Çfarë do të doje të kishe në këto momente, diçka që të mungon?
Do doja të kisha më shumë privatësi.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj