LAJMI I FUNDIT:

Dafina dhe Krenari tregojnë sekretet e lidhjes së tyre

Dafina dhe Krenari tregojnë sekretet e lidhjes së tyre

Prej muajsh janë në lidhje dashurie. Në vitin që lamë pas ishin një nga çiftet me të përfolur nëpër media. Edhe pse nuk kanë pranuar të flasin hapur për lidhjen e tyre, ata në çdo vend dhe kudo janë parë së bashku. Këngëtarja më atraktive aktualisht në Kosovë, Dafina Zeqiri dhe i dashuri i saj Krenar Çoçaj, flasin për njohjen, lidhjen dhe dashurinë e tyre. Thonë: “Jemi dy trupa e një shpirt”!

Para se të filloni lidhjen, a jeni njohur me njëri-tjetrin?
Dafina: Po, jemi njohur një muaj para se të fillojmë lidhjen.
Krenari: Prej që jemi takuar, kemi menduar si ta zëmë njëri-tjetrin.(qesh).

Në çfarë rrethanash e njohët për së afërmi njëri-tjetrin?
Dafina: Të dytë kemi qenë në një sallon flokësh ku rregullohen edhe meshkujt edhe femrat. Aty kemi biseduar dhe jemi njohur mes veti.

Pas sa kohe njohje filluan “xixat “ e dashurisë?
Krenari: “Xixat” e dashurisë filluan pas një muaji njohje.


Kush e hodhi hapin e parë drejt lidhjes?
Krenari: Dafina
Dafina: Krenari valla.

Cila ka qenë gjëja e parë që i ka rënë në sy Krenarit tek Dafina e cila Dafinës tek Krenari?
Krenari: Bukuria dhe shpirt mirësia e saj.
Dafina: Ishte i ngjashëm si unë me sjellje dhe me humor.Natyrisht edhe i bukur.

Kush e ka thënë i pari fjalën magjike “Të dua”?
Dafina: Krenari ka qenë ai që ka filluar edhe me këto fjalë të bukura.

Si ishin ditët e para të lidhjes?
Krenari:
Magjike, si në përralla.

Cili di të dhurojë më shumë dashuri?
Krenari dhe Dafina: Ne jemi dy trupa e një shpirt.

Po xhelozi?
Krenari:
Dafina ma shumë.

Si e përshkruani dashurinë tuaj?
Dafina: Shumë romantike dhe “funny”!

Kush është më romantik?
Dafina: Krenari është më romantik dhe më i kujdesshëm për gjithçka.

Cila është fjala që ia thoni njëri-tjetrit në mëngjes?
Krenari: I Love you sweetheart!

Po kur bini për të fjetur?
Dafina:
Natën e mirë dhe shtyju më andej (qesh).

Kur nuk jeni afër njëri-tjetrit, si ndjeheni?
Dafina: Shumë të zbrazët, si një trup i pa shpirt.

A hidhëroheni ndonjëherë?
Dafina:
Po normal, por kthehemi shpejt.

/BalkanWeb/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori