LAJMI I FUNDIT:

Marigona që qëndisi bukurinë

Marigona që qëndisi bukurinë

Marigona Dragusha kohë më parë është shpallur shoqëruesja e dytë e Miss Universit 2009 , që u mbajt në Bahama të SHBA-ve. Bukuria shqiptare, kësisoj, ka kaluar kufijtë nacional dhe është bërë vlerë e përbotshme e botës së bukur. Krenaria shqiptare është ngritur në Olimp dhe Marigona është femra e parë shqiptare që këtë bukuri e bën të ngritët aq lartë, sa që të prekë edhe qiellin.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Marigona, si ndjehesh, tashti që je shpallur ndër femrat më të bukura në botë. A ka ndryshuar diçka në jetën tuaj?

Është çmimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë, ndihem shumë e lumtur dhe shumë me fat që kam arritur ta prezantoj Kosovën ashtu si ndoshta edhe keni pritur ta bëj. Është nder i madh për mua, si edhe për shtetin tim.
Mendoj se nuk ka ndikuar asgjë te personaliteti im. Vazhdoj të jem po ajo vajza e thjeshtë, e sinqertë dhe e shoqërueshme…nuk më është rritur mendja, ha ha ha. Unë jam ajo që kam qenë, por njerëzit po më bëjnë që unë të ndihem pak më e ngritur


A e prisje këtë çmim?

Kam shumë vetëbesim dhe kjo më ka ndihmuar që të ndihem e sigurt edhe atje… sigurisht që jam nisur me synimin që të shpërblehem.

Çka ka ndikuar që të shpallesh miss, bukuria totale, sytë, ecja, trupi, mençuria…?

Prej ditës së parë të konkurrimit, kam pasur shumë vullnet, jam munduar të jem aktive gjatë gjithë kohës, t’i tregoj aftësitë e mia. Kanë qenë shumë me rëndësi, sigurisht edhe bukuria, inteligjenca, ecja dhe energjia sa ke mundur të përballosh pagjumësinë, qëndrimin në këmbë gjatë tërë kohës së ushtrimeve të shumta, etj.

A do të thotë se ‘bukuria’ triumfon mbi të gjitha?

Mendoj që bukuria nuk triumfon mbi të gjitha, janë disa veti tjera të cilat janë më të rëndësishme se bukuria.

Mendon se duhet të jesh domosdoshmërisht e bukur për të qenë modele?

Jo, ka femra që nuk janë të bukura dhe të tërheqin.

Cilat mendon se janë kriteret?

E para, duhet të jesh e gjatë, me një linjë të hollë klasike. Mjafton të dish të nxjerrësh në pah gjithçka që ke!

Çfarë të josh më shumë nga puna si modele, ideja e një stadi tjetër financiar, vëmendja e të tjerëve apo kontaktet me persona të rëndësishëm?

Ana materiale nuk më ka interesuar asnjëherë,thjesht kam dashur që ëndrrën time ta bëj një ditë realitet dhe jam e lumtur që sot është kështu.

Çka e bën të bukur një femër?

Përveç bukurisë, duhet ta ketë dhe personalitetin e saj.

Bukuria është vlerë dhe kjo vlerë po materializohet, apo jo?

Në kohën të cilën po jetojmë, jo vetëm bukuria por edhe shumë vlera tjera po materializohen. Varet, më shumë nga ai apo ajo që e sjell vlerën dhe mënyrën se si e determinon dhe i jep kufizim.

Çfarë të bën të lumtur?

Miqtë, familja ime, dhuratat. (Qesh)

Çfarë natyre është Gona?

Jam natyrë e qetë, e rezervuar. Më pëlqen të jem e rrethuar nga njerëz që njoh sepse ndihem më e sigurt. Mund të jesh e bukur në shumë mënyra… ambientet ku ndodhem… nuk e di. Jam e urtë dhe pak e turpshme ndonjëherë. (Qesh)

Mund të thuhet për ty se je një vajzë me karakter të fortë?

Shpresoj të thuhet. (Qesh)

Për ty, është më i rëndësishëm: Gëzimi, fati apo dashuria?

Mendoj se duhet të kesh fat që të kesh gëzim dhe dashuri. Janë të lidhura me njëra-tjetrën.

Të pëlqen të ndjesh të gjitha vështrimet drejtuar mbi ty?

Jo gjithmonë. Në rastet kur duhet të ndjehen, atëherë po, ama jo gjithmonë duhet.

Tashmë që u janë hapur dyert e (botës), duket se keni zgjedhur portën e Nju-Jorkut?

Po, sigurisht edhe me ndihmën shumë të madhe të Fadil Berishës, i cili më ka ndihmuar shumë që të hyjë në botën e modelizmit në New York, do të vazhdoj të punoj si modele dhe të arrij suksese të reja.

Si ndihesh përpara objektivit të Fadil Berishës?

Shumë mirë. Është shumë e lehtë të qëndrosh përpara objektivit të Fadilit sepse ai është një person që të drejton vetë dhe të largon çdo emocion.

Keni paralajmëruar edhe një kontratë me Donald Trump. Për çfarë kontrate bëhet fjalë?

Në fakt, kam edhe disa oferta tjera përveç agjencisë së Trump, kështu që ende nuk kam vendosur se ku do të jem.

Merreni me ndonjë aktivitet sportiv?

Ndonjëherë merrem me basketboll, më pëlqen ky sport.

Mbani dietë?

Nuk mbaj dietë, por i kushtoj rëndësi ushqimit.

Cilat ishin pritshmëritë tuaja. Çfarë do t’i shtoje karrierës tënde?

Gjithçka…Ambiciet e mia janë të mëdha, shpresoj të kem fat dhe t’i realizoj, sepse jo gjithçka varet prej meje. Arti nuk ka kufi… /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori