LAJMI I FUNDIT:

Anjeza Branka: U ndava nga burri tash do të kënaqem!

Anjeza Branka: U ndava nga burri tash do të kënaqem!

Gjashtë muaj e mbajti të fshehtë ndarjen nga babai i djalit të saj. Tani erdhi momenti për t’u rrëfyer. Në një intervistë për “Panorama Plus”, këngëtarja Anjeza Branka tregon arsyen pse i dha fund bashkëjetesës trevjeçare. Nuk e fsheh që edhe është mërzitur por e ka gjetur terapinë. Pushime ekzaltuese vetëm me mikeshat e saj. I ka filluar në Vlorë për t’i vazhduar në Greqi, Turqi e Spanjë gjatë gjithë verës.

Deri tani ndarja jote nga Nardin, ishte përfolur thjesht si thashethem. Si është e vërteta?

Po, jemi ndarë dhe është një ndarje që ka ndodhur me mirëkuptim. S’bëhet fjalë për asnjë çështje tradhtie apo xhelozie në mes. Thjesht s’kisha më ndjenjë për të, dhe mendoj se është shumë e kotë të vazhdoj të rri me një njeri kur s’ndiej më.

Keni gjashtë muaj që jeni ndarë, pse vendose ta bësh publike tani?


Sepse gjashtë muaj i kalova duke reflektuar për vete dhe për të. Tani e vendosa, pasi nuk pashë asnjë ndryshim tek ai. Gjithsesi tani i uroj atij një fat dhe jetë të mirë!

Me babanë e djalit thjesht bashkëjetonit, nuk kishe bërë celebrim. Do martohesh ndonjëherë?

Kurrë nuk them kurrë. S’i dihet. Për sa i përket kësaj lidhjeje e kam ditur që një ditë do të ndahesha. E kam shqisën e gjashtë, ndaj i parandiej gjërat.

Si po e kalon këtë periudhë post-ndarjeje, po e shijon apo po e vuan?

Nuk mund të them që nuk jam mërzitur. Por unë jam shpirt i lirë, pa komplekse. Kështu që pas ndarjes nuk u mbylla në vetvete, nuk qaja, dhe po më shijon shumë dashuria e njerëzve që më rrethojnë, djalit tim, familjarëve, shoqërisë dhe fansave.

Pra ke filluar pushime ekzaltuese, a është kjo mënyra e duhur?

Sapo jam kthyer nga një javë e çmendur argëtimi me motrën Alda, Palomën, dhe Edën, ish-velinën bionde të “Fiks Fare”, të cilat janë të treja dhe mikeshat e mia më të mira. Jam argëtuar pa fund, pasi dihet pasioni im për të notuar në det, për të bërë xhiro pa fund me motora uji, dhe jaht. Kam kaluar ditë të mrekullueshme në Radhimë, Sumerdepo, Blic, etj, dhe po ashtu kam kërcyer shumë dhe kam pirë koktejin tim të preferuar brazilian “Kaipinuja”. Ndërkohë që ky është vetëm fillimi pasi kam planifikuar pushime të tjera në Greqi, Spanjë, Turqi.

Mos ndoshta je pak aventuriere?

Normalisht besoj se kjo eksperiencë më ka bërë më të pjekur. Po jam aventuriere e qejfit, në kuptimin që më pëlqen ta shijoj jetën duke u argëtuar.

Të tremb fakti që ke një djalë, dhe që duhet ta rrisësh ti e vetme?

Jo aspak, pasi e kam lindur për qejfin tim, dhe jam shumë e lumtur që e kam.

Me muzikën si po ecin punët?

Jam duke punuar për një klip të ritmit R&B me titull “Metropol”. Kënga është kompozuar nga Stine, dhe është më se e sigurt që do të jetë një hit i kësaj vere, pasi do të jem shumë speciale aty. Për më shumë prisni klipin!

Tani je për bashkëpunime në muzikë, apo do dalësh vetëm?

Jo, tani siç jam vetë “singel” ashtu dhe këngët do i nxjerr “singel”. Kam vendosur që tani e tutje të dal vetëm. Mjaft më me bashkëpunime.

Ndërkohë je një nga këngëtaret që merr pjesë në shumë koncerte, me cilat këngëtare takohesh?

Po shpesh në koncerte takohem me Zajminën, Ingridin dhe Çiljetën. Shkojmë mirë bashkë.

Tani që nuk je më në familje, ç’mendim ke për kohën që ke kaluar?

Mendoj që kanë qenë tre vite ku unë kam humbur shumë. Tani e kuptoj se sa kam humbur nga karriera, pasi mund të kisha mundësinë të bëja shumë më shumë. Ndaj tani e tutje thjesht do kënaqem për qejfin tim, me familjen dhe do i kushtohem karrierës.

A ke një sekret që të bën të ndiesh në humor?

Besoj në Zot, mendoj se ai e di jetën time. Gjithashtu sa herë zgjohem në mëngjes them “Jam mirë”, po ashtu dhe kur bie për të fjetur.

Në trend

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Kalo në kategori