LAJMI I FUNDIT:

Flora Suldashi – artiste e shtofit

Flora Suldashi – artiste e shtofit

Rrallë ndodhë që veshjet të bien tamam në provën e parë, sikurse të Sayim-mode (në qendrën tregtare manschardstr.), tashmë kjo nuk është rastësi, sepse këtu tani me çmime të volitshme punohen robat sipas masës. Qoftë pantallonat apo sakot, kostumet për byro apo ndonjë fustan i veçantë për mbrëmje... Krejt këto realizohen në baze të parafytyrimit tuaj, apo edhe me propozimet e saj, zonjushës e cila i realizon kreacionet si dhe përpunimin e tyre deri në finale.

Quajeni lirisht ‘artiste të shtofit’. Ajo quhet Flora Suldashi dhe është ‘eskperte e shkolluar’ për konstruksionet e prerjes dhe realizimin final. Ka përvojë në praktikë mbi 10 vjet… dhe një numër të madh të ‘kreacioneve kreative’ që dëshmojnë punën e saj pranë Sayimmode. Prej 2 deri në 10 ditë nevojitet që artikulli që kërkoni të jetë i përfunduar. Stofin me të cilin duhet të punohet mund ta porositni aty, ose edhe të sjellni vet – nëse dëshironi që çmimi të jetë i volitshëm. Një variant krejt tjetër që e sjell Flora është përpunimi dhe ndryshimi i rrobave të vjetra, të cilat marrin prapë pamjen e re që është në trend. Kjo vlen sidomos për veshjet e jaja që janë të shtrenjta dhe që është dëm të hedhen. Flora Suldashi me pasion të veçantë punon dhe krijon korsetat ‘ekstravagante’, qofte nga lëkura dhe pse jo edhe nga një copë ‘thesi i vjetër’. Erotike dhe seksi, por praktike – sipas kësaj devize. Hidhni një shikim dhe përfitoni një imazh të bukur nga numri i madh i fotove dhe kreacioneve të saj….

Diçka më shumë për Florën
Flora përfundoi shkollën fillore dhe të mesme në Prishtinë, me sukses të shkëlqyeshëm. Pasioni i saj që nga fëmijëria ishte poezia (një numër të tyre fillimisht i kishte të botuara në gazetën e murit në shkolle fillore, e më tutje edhe në gazetat si Kosovarja dhe Zëri…), leximi dhe kreacionet.


…më pas vijon studimet në Fakultetin Teknik – Dega Termoenergjetikë, ku dallohet në mësime dhe absolvon… në këtë kohë fillon shembja e YU – dhe kriza e kaplon edhe Kosovën. Mbyllet Universiteti si dhe Institucionet tjera ne Kosovë dhe shumë njerëz mbesin pa punë.

…në këtë kohë të pa kohë, Flora mundohet të gjejë një shteg tjetër, në këtë situatë të rendë, me pak mjete materiale, duke shfrytëzuar talentin e saj nga fëmijëria dhe zellin në punë, hap atelien e saj në Prishtinë, atëherë kur sapo kishin filluar hapat e parë privatizimi. Me këtë akt ajo zbulon talentin dhe pasionin e saj të madh për këtë degë – artin e të veshurit, për një kohë të shkurtë arrin që të këtë rreth vetes një numër të madh adhuruesish dhe të plotësojë kërkesat e tyre, angazhon edhe persona të tjerë në punë, brenda në atelie, si dhe bashkëpunëtore të jashtme… me këtë sadopak ndihmon në zbehjen e krizës së papunësisë… gjatë kësaj kohe ajo i fal Universitetit një bursë për një vit, për studentët që vazhdonin shkollimin nëpër shtëpi në kushte të rënda… dhe në fund merr një ‘mirënjohje’ nga dekanati.

Flora si një njeri me vizione e ndjente erën e luftës… dhe për arsye private ndërpren punën e saj në Prishtinë (…gjatë kësaj kohe ajo prezantohet në dy videokaseta – të cilat u realizuan privat, pasi ishte mbyll televizioni, videokasetat titulloheshin "Sikur anija mbi valë", aty reklamohen fustanet e Florës nga manekinet dhe në një mini-revy ku merrnin pjesë disa butiqe, Flora fiton vendin e parë… gjithashtu për realizimin e videoklipeve të Aida Barakut dhe Armendit, ajo realizon veshjet e tyre…edhe këngëtaret e tjera e vizitojnë në këtë kohë… merr pjesë edhe në disa organizime të vogla në kulturë, ku nënvizon një koncert dhe një minirevy në Mitrovicë, ku po ashtu fiton vendin e parë dhe shpërblim merr një pikturë ku është vallja e Rugovës… ishin gjurmët e para të prezantimeve të tilla).

…pas ndërprerjes së punës në Prishtinë ajo depërton në perëndim.

…pas një kohe fillon të realizoj ëndrrën e saj.

…me përkrahje nga gjermanët, Flora depërton në Akademinë e Modës – JAK në Hamburg, ku përfundon shkollimin si Eksperte për Konstruksione të Prerjes dhe Finalizim… pak më vonë mbaron edhe shkollimin që të posedoj të drejtën e dhënies së mësimit dhe në provimin shtetëror para komisionit merr diplomën për ‘mësimdhënëse’ në profesionin e saj.

…Flora ka shume vizione… dhe paralel me kreacionet e saja, ajo nuk iu nda artit letrar – që i flen në shpirt.

…për jetën e saj private ajo nuk ka dëshirë të shpalos… vetëm se citon se ka një jetë të qetë dhe pa probleme./Java/

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Kalo në kategori