LAJMI I FUNDIT:

Ami: Gati shtёpinё, por jo edhe martesёn

Ami: Gati shtёpinё, por jo edhe martesёn

E porsa kthyer nga Spanja, me një gamë të gjerë fustanesh, tendencat më të fundit të 2009-s dhe me një vizion më të qartë në përmirësimin edhe më tej të agjencisë që ka krijuar bashkë me të fejuarin. Amarda Toska, shumë e dashur për të gjithë dhe e njohur si Ami, mezi ka përfituar për të bërë disa ditë të shkëputura pushimi, për shkak të një sezoni tepër të ngjeshur me dasma. Në këtë intervistë për “Bluetooth” ajo rrëfen sezonin e ri dhe synimet në aktivitetin privat si dhe të dhënat më të fundit rreth jetës private.

Keni patur një sezon mjaft të ngjeshur pune dhe kjo bëri që pushimet tuaja të ishin të vonuara. Ku dhe si i kaluat ato?

E vërtetë, kemi qenë shumë të zënë. Kemi një punë që na çon edhe në punë edhe me pushime. Në fakt pushimet kanë qenë paksa të vonuara duke qenë se kemi patur mjaft organizime dasmash dhe ceremonish. Kemi patur shumë organizime në Durrës dhe kjo ka bërë që të përfitonim për ndonjë ditë plazhi apo për të bërë diçka tjetër. Më pas kemi bërë disa ditë pushimi në Jalë, pesë ditë pushimi në Turqi. Kemi vetëm tre ditë që jemi kthyer nga Spanja, pas dhjetë ditësh qëndrimi aty. Kemi zgjedhur fustanet e nuseve atje por jo vetëm, pamë formatin e agjencive martesore spanjolle dhe u munduam të bëjmë një krahasim. Ne kemi një treg disi ndryshe këtu. I pamë me syrin kritik. Ndërkohë gjetëm edhe pak kohë për të pushuar vetë. Ishin pushimet më të bukura që mund të kemi kaluar ndonjëherë. Qëndrimi në Turqi ishte duke lënë jashtë punën, pra një relaks total.

Si e organizonit ditën?


Në Turqi ishte tërësisht akomodimi në resort. E gjithë dita ishte për argëtim. Zgjoheshim në mëngjes kur të donim, plazhi, drekat dhe darkat si dhe udhëtimet që mund të organizoheshin. Tashmë nis dhe sezoni i ri në

Agjencinë tuaj, do të ndiqet ndonjë strategji tjetër?

Filozofia është e njëjtë. Ne u ofrojmё klientёve komoditetin pёr tё vazhduar punёt e tyre ndёrkohё qё ne merremi me çdo detaj tё eventit tё tyre. Pёr sa i pёrket dasmave dhe veçanёrisht fustaneve ne sapo jemi kthyer nga Spanja dhe kemi bёrё porosinё e 2009-tёs ku ka njё gamё tё gjerё stilesh dhe modelesh tё cilat do t’i ofrohen klientёve tanё vetёm pas 1 muaji. Unë jam e mendimit që fustani më i bukur është ai që rri mirë dhe pёrshtatet me fizionominё e trupit dhe karakterin e vajzave. Agjencia tashmё ёshtё e konsoliduar dhe ne po mendojmё pёr zgjerime tё mëtejme. Kemi një staf prej 32 vetash dhe fatmirёsisht jemi tё gjithё tё mbushur me ide novatore pёr tregun shqiptar. Përsa i takon punës tonë dhe sugjerimeve që u japim klientëve nuse, përzgjedhja bëhet në bazë të shumë komponentëve. Bashkë me vajzat e mia në agjenci që më ndihmojnë, dhe që janë shumë të afta fillimisht nisemi nga preferencat që kanë klientёt e më pas Më pas nisin sugjerimet tona duke kuptuar dhe mё mirё tipin dhe preferencen e vajzave. Nëse klienti nuk është i sigurt për zgjedhjen që do të bëjë vetë, merr ndihmën tonë. Provë pas prove fustanet seleksionojnë njëri-tjetrin dhe vendoset.

Merreni me kaq shumë raste për të organizuar në mënyrë perfekte një ceremoni martesore. Po dasmën tuaj kujt do t’ia besonit?

Vetëm dhe vetëm stafit te agjencisë tonё, sepse kёtu çdo ide vihet nё zbatim dhe çdo ёndёrr merr jetё!

Dhe meqë jemi tek dasmat, ndonjë plan i afërt për martesë?

Nuk është se kemi bërë ndonjë plan dasme. Asgjë konkrete. Ende vazhdojmë të rrimë veç e veç në shtëpitë tona. Jemi duke mobiluar ndërkohë shtëpinë tonë të përbashkët. E kemi marrë me nge. Ne jemi gjithë ditën bashkë në fund të fundit…

Një bebe do ta mendonit para apo pas dasme?

Pas martese. Për mua nuk ka kuptim një martesë pa fëmijë. Që do të thotë, nëse ne vendosim që të martohemi, atëherë menjëherë do të vijë edhe fëmija. Martesa ёshtё njё hap me shume ne jetёt tona, pёrgjegjёsi mё e madhe dhe sigurisht nuk bёhet pa njё qёllim.

Duke qenë se jeni gjatë gjithë kohës në punë bashkë me Ermalin. Cili nevrikoset më shpesh. Hasni në vështirësi me njëri-tjetrin?

Puna ka ulje-ngritjet e veta. Ka shumë kënaqësi kur bëhen p.sh udhëtimet e punës nё të cilat ka shumё lodhje por edhe shumё kёnaqesi ama duke qenё se je gjithmonë nё lëvizje duke parё vende tё reja. Unё mund të dukem e qetë por edhe nevrikosem shumë kur jam me tensionin e punës. Jemi njësoj në fakt, nuk ka dallim. Mbase nё punё nevrikoset më tepër ai që ka përgjegjësinë më të madhe për atё pёrgjegjёsi qё i ёshtё ngarkuar.

Sa kohë e lirë ju mbetet për të dalë bashkë, jashtë agjencisë?

Ne thuhet që rrijmë bashkë gjithë ditën por e kuptojmë pasi kanë kaluar disa ditë që na kanë ikur pa pirë asnjë kafe me njëri-tjetrin jashtë agjencisë. Sepse dita kalon së bashku por me punë.Megjithate rendesi ka qe e kapim situaten shpejt dhe organizojme dicka te momentit jashte agjencise.

Nisur nga këto, në familje duhet të jeni pak e pranishme apo jo?

Po, e vërtetë. Familja fatkeqësisht më sheh dhe e shoh shumë pak. Motra ime është e martuar dhe ka një familje më vete. Kam kontakte shumë të shpeshta me ta por fizikisht shihemi më pak, vetëm gjatë darkës pasi jam e zënë gjatë gjithë ditës. U jam borxhlie pёr kohёn e ikur qe nuk e kam kaluar mjaftueshёm me ta por jam e lumtur qё prindёrit e mi mё kuptojnё dhe pёr mё teper mё mbështesin nё punёn qё bёj.

Marrëdhënia me motrën?

Shumë e mirë do të thoja, si shoqe. Është 7 vjet më e madhe dhe gjithmonë ka qenë si pikë referimi për mua. Ёshtё nder personat e vetёm fjalёt e sё cilёs mё bёjnё tё mendohem 2 herё.

Aktiviteti më i afërt që do të shkoni për t’u zbavitur?

Mezi po presim koncertin e Madonnës në Budva. Kemi prenotuar biletat dhe do ta shohim live.

Në trend

Më shumë
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina
Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Ana lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Kalo në kategori