Këngëtarja simpatike Olinda Huta, në një intervistë dhënë për të përditshmen shqiptare “Korrieri”, ka folur për angazhimet e saj të fundit, videoklipin e ri si dhe për jetën e saj private. Sykaltroshja, të cilën dikur e quanin baby-seksi, tashmë është ‘rritur’ dhe ka pranuar të flasë për hapa seriozë siç janë fejesa e martesa në jetën e një vajze të moshës së saj. Por, 20-vjeçarja duket se po kalon periudhën e artë të dashurisë, por jo vetëm të në këtë aspekt. Ajo sapo ka publikuar edhe këngën më të re, një bashkëpunim mes saj dhe grupit nga Peja, NRG Band. Për detaje të tjera, ndiqni intervistën në vazhdim.
“As fejesa, as martesa” titullohet kënga juaj më e fundit. Subjekti i këngës, duket sikur i shkon për shtat një vajze kapriçoze, që nuk do as fejesën, as martesën por do të jetë e lirë. E vërtetë?
Orinda: Mendoj se kishte ardhur koha që të nxirrja një këngë të re. Është një subjekt i gjetur që më shkon për shtat me moshën që kam. Por, në një të ardhme jo shumë të afërt, nuk do më përshtatet sigurisht. Ishte një përvojë krejt e veçantë për mua dhe kam bindjen që ka dal një klip mjaft cilësor.
Këtë herë keni bashkëpunuar me një grup kosovar, NRG Band. Pse bëtë këtë zgjedhje?
Orinda: Në fakt ishte grupi NRG Band që më zgjodhi mua për të bashkëpunuar, në mënyrë që gjithçka të ishte një risi. Unë pranova me kënaqësi sepse është një grup i suksesshëm jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë. Ndaj me NRG Band ia vlen bashkëpunimi.
Po teksti dhe muzika, kujt i përkasin?
Orinda: Muzika i përket Besnikut, vokalistit të grupit, ndërsa orkestrimi Darko Dimitrov. Ky i fundit është një emër i njohur me të cilin shoh të bashkëpunojnë këngëtarë nga më të suksesshmit jo vetëm shqiptarë, por edhe të huaj.
Videon e keni xhiruar në Kosovë apo Maqedoni?
Orinda: Po është e vërtetë që e kam xhiruar në Kosovë me studion e produksionit “Pixels”. Jam e bindur që është më komode të punosh me shqiptarë. Dhe kur komoditeti ndërthuret me profesionalizmin, gjithçka barazohet më pas me kënaqësinë.
Mënyra sesi është realizuar klipi është goxha e gjetur. Ndërsa, keni preferuar një look jo shumë të rënduar, apo jo?
Orinda: Bëra këtë zgjedhje pasi pashë se vetë stili i këngës nuk linte hapësirë për ekstravagancë. Ndërkohë që, përpara prezantimit të videos, unë e kisha të ngulitur në mendje që tek publiku duhet të përçoja një gjë të thjeshtë e të pranueshme nga audienca e gjerë.
Duke qenë se në tekstin e këngës ju flisni për fejesë e martesë, po ju vetë keni menduar për to?
Orinda: Nuk do preferoja të thosha shprehjen që pohojnë rëndomë bashkëmoshatarët e mi “jam akoma e re”. Kam menduar për të dyja dhe jam e sigurt që do zgjidhja një person që do mi bënte të paharrueshme të dyja këto momente të jetës. Deri atëherë kam shumë kohë për veten time. Do mundohem të marr çdo gjë nga jeta e beqarisë.
Ndërsa, nuk ishte hera e parë që vishnit fustanin e bardhë…
Orinda: E kam parë veten me fustan të bardhë në sfilatën e “Geraldina Sposa”, ku kam veshur tetë të tillë. Ishte një ndjesi e bukur, fustanet ishin të mrekullueshme dhe kjo për mua ishte një eksperiencë e paharrueshme.
Orinda, vihet re që keni qëndruar paksa në hije sa i takon pjesëmarrjen nëpër festivale të rëndësishme muzikore. Ke menduar të marrësh pjesë në ndonjërin prej tyre?
Orinda: Po, kam në mendje të marr pjesë në festivale, por nuk preferoj ta tregoj para se të vendos se ku.
Deri më tani, të ka ndodhur që të kesh bërryla në rrugën tënde si këngëtare?
Orinda: Do gënjeja nëse do thoja jo. Ka ndodhur, madje shpesh ka patur ligësi të madhe në ato bërryla e xhelozira. Për mua është e rëndësishme që të vazhdoj e qetë rrugën time si këngëtare, duke bërë më të mirën për veten e publikun e gjerë.
Kemi dëgjuar që kohët shkoni shpesh në Irlandë apo jo?
Orinda: Duke qenë se aty jeton prej vitesh ime motër, unë shpesh i bëj vizita, sigurisht aq herë sa më jepet mundësia.
Ke menduar të largohesh ndonjëherë nga Shqipëria?
Orinda: E kam menduar shpesh herë si alternativë. Por, nëse në peshore vendos Irlandën dhe Shqipërinë, padyshim që do fitonte kjo e fundit. Kam akoma gjëra shumë të rëndësishme për të bërë këtu në vendin tim.
Folëm për muzikën, fejesën e martesën, po realisht si po të ecën dashuria?
Orinda: Shkëlqyeshëm! Jam më tepër se kurrë e dashuruar. /korrieri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje