LAJMI I FUNDIT:

“Doktori Ofmëdhemb”, premierë e re në “Dodona” (Foto)

“Doktori  Ofmëdhemb”, premierë e re në “Dodona” (Foto)

Teatri i Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, të mërkurën do të japë premierën e shfaqjes me kukulla, “Doktori Ofmëdhemb”, sipas motiveve të autorit të njohur rus, Korney Chukovsky, me dramatizim dhe regji të Melihate Qenës.

Në një konferencë për shtyp, regjisorja Qena deklaroi se pret që shfaqja të pëlqehet prej atyre që ju dedikohet – fëmijëve.

“Personazhi kryesor është ai i Doktorit, i cili miqësohet me fëmijë, me të sëmurë, madje edhe me shtazë. Dhe, çdo gjë bën për ta. Etika e këtij mjeku është në nivel, diçka që ndoshta mungon nëpër spitalet tona. Është një profil i caktuar i njerëzve që do të duhej të kishin kujdes ndaj njerëzve në nevojë – të sëmurëve. Krejt kjo përrallë është e gërshetuar me këngë dhe situata komike, ndaj shpresojmë që nuk do të jetë e mërzitshme për fëmijët”, ka thënë Qena.


Drejtori i “Dodonës”, Agron Shala, tha se “shfaqja ka momente interesante dhe integruese për fëmijët, që zgjojnë kërshërinë e tyre dhe përcjell mesazhe pozitive, sepse flet për fitoren e mirësisë dhe të miqësisë”.

Ai ka falënderuar ekipin qe ka realizuar shfaqjen, duke shtuar se “’Dodona’ ka fat që ka një regjisore dhe një ekip të shkëlqyer të animatorëve, që punojnë me përkushtim dhe dashuri të madhe për publikun më të sinqertë – fëmijët”.

Shfaqja “Doktori Ofmëdhemb” flet për një mjek që me tërë qenien i është dhënë mjekimit të shtazëve. Madje, edhe shtëpinë e vet, jo aq të madhe, Doktori e ka shndërruar në njëfarë kopshti të vogël zoologjik! Ai i kupton hallet e shtazëve; i do si anëtarë të familjes; ha e pi bashkë me ta; i mjekon dhe u jep ilaçe falas… Të gjithë i drejtoheshin me lutje dhe ankesë: “Of, më dhemb këtu, më dhemb aty”. Prandaj, pacientët e tij – qofshin njerëz apo shtazë – e quanin Ofmëdhemb.

Në shfaqje trajtohet lufta ndërmjet të drejtës, mirësisë dhe të bukurës, kundër padrejtësisë, së keqes dhe të shëmtuarës. Shfaqja, sidomos dramatizimi dhe regjia e Melihate Qenës, është e mbushur me situata të papritura, interesante, mbresëlënëse e spirituoze, që gjithsesi do ta zgjojë kërshërinë e fëmijëve.

Në shfaqje luajnë: Avni Hoti, Roza Berisha, Valdet Rama, Xhejlane Godanci dhe Avdi Azemi. Muzika është bërë nga Pranvera Badivuku, ndërsa orkestrimi nga Hysni Klinaku. Skenografinë e ka bërë Lumjete Havolli, ndërsa kukullat janë punuar nga Agron Blakçori. Dizajni i dritave nga Skender Latifi, ndërsa punëtorë skene janë: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Refuzimi amerikan ndaj kërkesës së Leka Zogut për ta përmbysur Enver Hoxhën me ndihmën e sauditëve

Kulture
ATDHEUT

ATDHEUT

Poezi
Mendja naziste

Mendja naziste

Kulture
Teatri epik i Brehtit

Teatri epik i Brehtit

DO TA TRADHTOJ ATDHEUN

DO TA TRADHTOJ ATDHEUN

Fjala+
Inteligjenca artificiale kundrejt vetëdijes njerëzore

Inteligjenca artificiale kundrejt vetëdijes njerëzore

Analiza
Kalo në kategori