Dikur ishte përpjekja e një tekniku të jashtëzakonshëm të RTSH-së për të kthyer zërin e Vaçe Zelës nga regjistrimet e vjetra në ato stereo. Askush nuk di të thotë sesi do të vazhdonte ky projekt. Por, ai mbeti vetëm me pak këngë.
Në një projekt të fundit, është kompozitori Gazmend Mullahi, që ka shpluhurosur arkivat dhe që ka ndihmuar për një krijimin e një albumi retrospektiv, i cili do të prezantohet së pari në Bazel të Zvicrës ku jeton prej vitit 1991 Vaçe Zela.
Për fat, së fundi, është iniciuar një album me plot 56 këngë të Vaçe Zelës, marrë nga fondet e Radio Tiranës. Është një ndihmesë e Ministrisë së Kulturës, ndërsa për fatin e keq të publikut, partia e parë do të jetë sa për dhurata.
Albumi do të titullohet "Larg dhe pranë njerëzve" dhe janë këngë ashtu siç janë regjistruar për herë të parë që prej fillimit të karrierës në vitet ’60 e deri në festivalin e fundit në RTSH. Motivimi i të gjithë aktivitetit është i thjeshtë: Dedikuar 70 vjetorit të këngëtares së njohur.
Albumi përmban 3CD, 2 me 19 këngë dhe 1 me 18. Për publikun e pasionuar do të jenë që nga këngët "Fëmija i parë" kompozim i Agim Krajkës, këngë që Vaçja e ka kënduar në vitin 1962 në Festivalin e Parë të Këngës, "E dua vendin tim", "Djaloshi dhe shiu", "Dritaren kërkoj", "Lumi Ebro", "Për ty o këngë", "Manushaqja", "Esperanca" këngë kubaneze kënduar po në vitin 1962 në shoqërinë e kompleksit ritmik, këngë nga filmi "Karmen", "Një zambak i bardhë në gur" etj.
Me këtë rast, përveç artit të madh të kësaj artisteje të rrallë do të kemi dhe një pjesë të madhe të historisë së muzikës së lehtë shqiptare Tish Daia, Agim Krajka, Kujtim Laro, Shpëtim Kushta, Avni Mula, Limoz Dizdari, Pjetër Gaci, Aleksandër Peçi, Agim Prodani.
Këngëtarja u lind më 7 prill të vitit 1939. Ajo realizoi një karrierë të shkëlqyer, që do të thoshte që Vaçe Zela të meritonte titullin "Artiste e Popullit". Që prej organizimit të parë të tyre në vitin 1962 dhe deri në vitin 1981, kur u largua nga skena si fituese e çmimit të parë, ajo bëri një prezantim shumë serioz, duke u kthyer në mit të artit shqiptar, ku në realitet në 26 festivale kombëtare, ku ka fituar 10 herë vendin e parë.
Në vitin 2008, me rastin e 69-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës Bamir Topi i akordoi titullin "Nderi i Kombit". /NOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane
Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!
Historia e letërsisë turke, në pak fjalë
Harta e shteteve të Evropës, gjatë 2400 vjetëve
Në anën e “pas maleve” njerëzit i mbytë vetmia
IKJA E KOLOSIT (poezi të zgjedhura të Dritëro Agollit)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës