LAJMI I FUNDIT:

“Java e Filmit Francez” nga e mërkura në ABC

“Java e Filmit Francez” nga e mërkura në ABC

Që nga e mërkura, 25 nëntor, kinemaja ABC në Prishtë do të flasë në gjuhën frënge për pesë ditë radhazi.

Java e Filmit Francez do të fillojë me filmin “Mos i trego askujt” (Ne le dis à personne) i regjisorit Guillaume Canet, i cili po ashtu luan në film dhe ka bërë edhe skenarin e tij. Në rolet kryesore luajnë François Cluzet dhe Marie-Josée Croze.

Në ditët në vazhdim do të shfaqen edhe tre filma tjerë për të rritur, “Kalorësi mbi çati”, “Lodhja nga udhëtimi i gjatë” dhe “Ashensori për gijotinë”. Java e Filmit Francez do të sjellë edhe një projektim të një filmi për fëmijë, të titulluar “Princi dhe princeshat”.

Gjatë Javës Franceze, e cila do të përfshijë edhe ditët e festave (të Bajramit dhe 28 nëntorin) dhe do të zgjatë deri më 29 nëntor, e diel, do të jepet edhe një “Kino Koncert” me studentët e Akademisë së Muzikës në Prishtinë, ndërsa do të ketë edhe një mysafir të veçantë, pianisti Jacques Cambra./Telegrafi/