LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen vjedhësit e pikturave të Da Vinçit

Arrestohen vjedhësit e pikturave të Da Vinçit

Katër vite pas vjedhjes së dy pikturave të artistit të madh, Leonardo Da Vinçi, duket se policia britanike ka arritur t’i kap hajnat e tyre. Njoftohet se policia ka arrestuar katër veta, në Glasgou të Skocisë, për këtë rast.

Te personat e kapur janë gjetur pikturat e vjedhura të Da Vinçit, që vlerësohet se vlejnë më tepër se 22 milionë euro.

Pikturat “Madonna” dhe “Yarnwinder” ishin vjedhur në gusht të vitit 2003, nga një kështjellë në Skoci, nga vjedhësit që ishin paraqitur si turistë. Kjo vjedhje, nga agjencia amerikane FBI, ishte radhitur si njëra nga 10 krimet më të mëdha ndaj artit, në vitet e fundit.