Teatri Oda asnjëherë ndoshta nuk ka qenë më i mbushur se mbrëmë në edicionin e dhjetë të BarCamp Prishtina, që grumbulloi një numër të madh të pjesëmarrësve në audienc që pothuajse kapi shifren prej 200 pjesëmarrësve.
Edicioni u parapri me një para-ngjarje dedikuar WikiAcademy Kosovo që do të mbahet me 22-24 shkurt, nën organizimin e IPKO Foundation dhe mbështetjen e partnerëve, ku pjesëmarrësit
potencial paten rastin të takohen me pjesëmarrës tjerë, të ndajnë idenë e tyre me të tjerët dhe potencialisht të plotësojnë ekipin, dhe gjithashtu të interesuarit e rinj paten mundësinë që të bëjnë
pyetje shtesë dhe të gjejnë vetën në ndonjë ekipë.
Pas modifikimeve të shpejta në ambientin e Teatrit Oda, u bë gati skenda për prezantimet nga themeluesit e Crème de la Crème dhe themeluesin e TekFuze, të cilët në një kombinim të mirë argëtues dhe teknik, ndanë para pjesëmarrësve disa copëza intersante nga jeta e tyre personale dhe profesionale.
Guri Shkodra, Faton Hasani dhe Dren Ukmata, ndanë skenën bashkërisht në prezantimin e tyre argëtuese dhe atraktiv për audiencën, edhe pse Guri Shkodra ishte ai i cili foli më shumë edhe mbi angazhimet e tija në Spark, organizatë që mbështetë biznese të reja dhe startups, dhe mbi atë sesi erdhën deri tek krijimi i një bari pak më ndryshe në Prishtinë. “Duke pasur parasysh qejfin e të jetuarit, ne vendosëm që bashkërisht të krijojmë diçka që ngjason me “templates” të zakonshëm të krijimi të një biznesi në Kosovë, megjithatë ajo çka na dallon është mënyra sesi i qasemi klientëve, pra qasja e afërt, muzika atraktive, që nuk lshohet nga DJ eminent, por kushdo që dëshiron të lëshoj muzikë mund të vij dhe të provoj vetën e më pas ndoshta ec tutje e shfaqet si DJ edhe në Duplex apo në ndonjë klub të natës në Prishtinë” tha Guri gjatë prezantimit të tij. Crème de La Crème njihet veçanërisht për mënyrën sesi promovon ngjarjet në Facebook, dhe në lidhje me këtë ka pasur edhe kërkesa në drejtim të tyre prej kompanive në Shqipëri, për të shkruar “Copyrights”, e mbi të cilat Guri shprehet se janë çështje intersante në karrierën e tyre ditore, një përzierje mes angazhimit me orar të plotë paradite, dhe udhëheqjes së një biznesi pas dite.
Në diskutimet me audiencën Guri shprehet se udhëheqja e një biznesi dhe angazhimi në punë janë gjëra që mund të realizohen, e madje kur ka vullnet mund të bëhet edhe më shumë. “Ai që ka vullnet mund të jetë i angazhuar edhe në tre apo katër gjëra, vetëm duhet të ketë përkushtim maksimal prej tij” shprehet Guri.
Glen Nobel në anën tjetër ndau disa copëza historie mbi atë sesi erdhi tek themelimi i Genesis Technology Centre (Zanafilla), dhe më pas marrja a iniciativës për themelimin e një biznesi në industrinë e elektronikës, të quajtur Tekfuze. “Nisja e një biznesi të këtillë është e vështirë, për shkak se Fakulteti në Prishtinë edukon më shumë në teori e pak në praktikë, megjithatë me këmbngulje mendoj se jemi në gjendje të sjellim në treg risi dhe shërbime për Evropë Perëndimore e Amerikë, që veçse jemi duke bërë, dhe do të jemi në gjendje të krijojmë deri në 300 vende të reja të punës” u shpreh Noble. Sipas tij mungesa e këtyre kuadrove zëvendësohet duke i krijuar ata dhe duke ju dhënë mundësi që të trajnohen në Genesis me punë praktike e më pas të kenë të lehtë kalimin në Tekfuze, nëse paraqitet nevoja.
“Momentalisht stafi është i mbushur, por ne kemi ambicie të mëdha dhe me këta klientë që kemi jemi mirë financiarisht për këtë vit, por për vitet e ardhshme planifikojmë rritje, prandaj duhet vetëm punë dhe përkushtim” përcolli mesazhin ai.
BarCamp, prapa së cilës qëndron spoonzori gjeneral IPKO Foundation, është një ngjarje joformale që shtyhet para nga komuniteti, dhe në mes tjerash i jep shumë rëndësi debatit
dhe takimit me folësit dhe audiencën. Sponzor medial të Barcamp janë Telegrafi.com dhe Digjitale.com, ndërsa më shumë detaje mund të gjeni edhe këtu: https://www.facebook.com/BarCampPrishtina dhe në Twitter: #bcprn. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OpenAI prezanton agjentin e parë me Inteligjencë Artificiale, ‘Operator’ – cili do të jetë funksioni i tij?
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë ‘lojën’ në fushën e Inteligjencës Artificiale
Doreza robotike luan më shpejt se gishtat e Bethovenit
DeepSeek, startupi kinez që mund ta ndryshojë 'lojën' në fushën e Inteligjencës Artificiale
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani
Meta do të investojë 65 miliardë dollarë në një qendër të dhënash 'AI' - ajo do të jetë gati sa Manhattan
Nga sot Huawei Health nuk mund të shkarkohet nga Google Play Store
Si varion çmimi i iPhone 14 Pro Max në disa vende të botës?
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës