LAJMI I FUNDIT:

Faqja e re e Dotcom, Mega regjistron 1 milion përdoruesit e parë

Faqja e re e Dotcom, Mega regjistron 1 milion përdoruesit e parë

Faqja e re për shpërndarjen e dokumenteve nga Kim Dotcom, Mega, në ngjarjen e lansimit zyrtar ka njoftuar se tashmë ka arritur në 1 milionë përdoruesit e parë.

Gjatë fjalimit të tij hyrës, Dotcom ka dhënë disa porosi triumfuese lidhur me internetin, duke deklaruar se “interneti nuk i takon askujt, prandaj synimet e atyre që duan të dominojnë internetin janë kundër inovacionit dhe se këtoi tentime duhet të ndalen”.

Vetëm një orë pas lansimit, Mega ka arritur në 100 mijë përdoruesit e parë, për të arritur në një milionë pak orë më pas.


Kërkesa për regjistrim ka qenë e jashtëzakonshme, duke bërë që disa prej përdoruesve të parë të mos mund të qasen në shërbim. / Telegrafi /