LAJMI I FUNDIT:

Vetëvritet aktivisti i njohur i internetit, bashkë-themeluesi i Reddit!

Vetëvritet aktivisti i njohur i internetit, bashkë-themeluesi i Reddit!

Aktivisti i famshëm për internetin e hapur, Aaron Swartz është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në New York, dhe sipas njoftimeve zyrtare thuhet se 26 vjeçari ka kryer vetëvrasje.

Swartz ishte një nga bashkë-themeluesit e Reddit, por ai realizohet shumë më tepër se kaq në një moshë shumë të re.


Kur ai kishte vetëm 14 vjet, ishte bashkë-autor i librit RSS 1.0, Specification, ka punuar një kohë të shkurtër për Wired, pas shitjes Reddit, ndërsa ka lansuar edhe Jottit, ka krijuar kornizën e aplikacioneve web.py, si dhe ka bashkë-themeluar grupin progresiv të avokimit Demand Progress.

Në vitin 2009 ai është hetuar nga FBI, pasi publikisht kishte bërë shpërndarjen e 20 për qind të bazës së të dhënave të gjykatës federale PACER US.

Megjithatë, lidhur me këtë rast, në atë kohë nuk ishin ngritur akuza kundër tij. Pastaj në korrik të 2011-ës u zbulua se ai kishte vjedhur të dhëna nga MIT. Aaron Swartz ishte edhe student i Universitetit të Harvardit. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Fitim rekord i Nintendo, hidrauliku më i famshëm në botë është përgjegjës për gjithçka

Lojëra
Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Dy prodhues dominojnë: Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Teknologji
Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Vitin e ardhshëm Apple do të prezantojë iPhone Slim, mësohet se cilat modele do të zëvendësojë

Teknologji
Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Inteligjenca artificiale përmirëson Opera, një funksion i ri e bën jetën më të lehtë për përdoruesit

Teknologji
Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Miliarderi zbulon klonin e tij me Al i cili ka aftësi të flasë në çdo gjuhë

Teknologji
Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Sa duhet të shqetësohemi me inteligjencën artificiale?

Teknologji
Kalo në kategori