LAJMI I FUNDIT:

Tesla i ka shpëtuar shitjes tek Google në 2013

Tesla i ka shpëtuar shitjes tek Google në 2013

Tesla është një biznes i suksesshëm për momentin, por ajo nuk ka qenë gjithmonë e tillë, dhe duket se drejtori i saj Elon Musk ishte gati ta shiste kompaninë Tesla tek gjiganti i kërkimit Google në vitin 2013.

Sipas një raporti nga Bloomberg thuhet se Elon Musk pothuajse e kishte shitur kompaninë e tij Tesla tek Google në 2013, kur kompania ishte në vështirësi, edhe pse drejtori i Tesla arriti ta kthente rezultatin në favor të firmës që e menaxhon.

Në vitin 2013, Tesla kishte vështirësi ti kthente para-porositë për veturat Tesla në shitje të vërteta, dhe me këtë kishin filluar negociatat për shitjen e kompanisë tek Google, thuhet sipas dy njerëzve që janë të njohur mirë me ngjarjen.

Mu për këtë, Musk e kishte konsideruar shitjen e kompanisë tek miqtë e tij në Google, por për fat të mirë ai arriti të kthente rezultatin dhe të ndryshojë mendjen e tij në lidhje me shitjen dhe sot e gëzon performancën e mirë të kompanisë. (Telegrafi)