LAJMI I FUNDIT:

Google me shërbim muzkor

Google me shërbim muzkor

Sipas njoftimeve të fundit, Google ka filluar me testimin e brendshëm, ndërmjet punëtorëve të vet, të shërbimit të ri muzikor.

Google Music është shërbim për ‘streaming’ të muzikës, qasja ndaj të cilës do të mund të bëhet me çfarëdo aparati të lidhur në internet.

Burimet thonë se shërbimi është i gatshëm qe një kohë, por mungon një komponent i rëndësishëm, i cili pengon lasnimin e saj.

Njëkohësisht, përfaqësues të Google janë duke zhvilluar bisedime me prodhuesit muzikorë për të siguruar të drejtat autoriale për shfrytëzimin e muzikës së tyre përmes këtij shërbimi. /Telegrafi/