LAJMI I FUNDIT:

Xhakli ligjëroi në TEDxWarsaw

Xhakli ligjëroi në TEDxWarsaw

Udhëheqësi i kompanisë Fast Europe Ventures dhe sipërmarrësi Kushtrim Xhakli u bë shqiptari i parë i Kosovës i cili mori pjesë si folës në një ngjarje TEDx jashtë vendit, atë TEDxWarsaw të enjten.

Në paraqitjen e tij të titulluar “Ëndrrat kanë Fuqi!”, Xhakli elobaroi rrugën e duhur për një sistem kombëtar të arsimit, mundësitë dhe sfidat e krijimit të një mjedisi që lejon qytetarët të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në një shoqëri të hapur, transparente dhe të lidhur fuqishëm në mes vete.

Sipërmarrësi Xhakli sqaroi se si projektet e mëdha online kanë ndihmuar në transformimin dhe reformimin e edukimit në Kosovë duke shkelur metodat tradicionale të mësimdhënies dhe monopolin e rrënjosur thellë i cili përfitoi nga ata.


Paraqitja e Xhaklit ishte në mesin e shumë folësve të njohur si Wojciech Eichelberger, Pawel Golik, Oskar Korkman, Stanisław Karpiński etj. Në faqen zyrtare të ngjarjes, Xhakli u përshkrua si një sipërmarrës i cili ka sfiduar tregjet në zhvillim, duke paraqitur zgjidhje të reja inovative për të nxitur edukimin dhe ndërmarrësinë. /Telegrafi/