LAJMI I FUNDIT:

Snapt në pronësi të Facebook

Snapt në pronësi të Facebook

Facebook ka blerë kompaninë Snapt- njoftojnë nga rrjeti shoqëror. Kompania izraelite përmes aplikacionit ‘Facebook for Feature Phones’ u ka ofruar qasje në rrjetin e famshëm shoqëror edhe përdoruesve të telefonave jo të mençur.

Sipas njoftimit të Snapt, funksionimi brenda Facebookut do t’i mundësojë zhvillim më të shpejtë të produktit, ndërsa bashkimi me këtë kompani do t’u mundësojë që të kenë ndikim më të madhe në botë.

Ndërkohë, për Facebookun ky është përvetësimi i parë i një kompanie që nuk e ka bazën në SHBA.

Marrëveshja pritet të nënshkruhet brenda disa ditësh. /Telegrafi/