LAJMI I FUNDIT:

Facebook me “reklama të mençura” që lidhen me statusin

Facebook me “reklama të mençura” që lidhen me statusin

Duket se Facebook ka filluar testimin publik të reklamave të cilat bazohen dhe targetojnë statuset dhe postimet e murit nga përdoruesit.

Kjo është një risi e cila është pritur për më shumë se një vit, ndërsa tani duket se këtë metodë të re reklamimi do ta shohim së shpejti në Facebook.

Forma e re e reklamave do të reagojë në fjalët specifike të cilat përdoruesit e këtij rrjeti i vendosin në freskimet e tyre të statusit.
Kështu, në vend të paralajmërimit të reklamës në formë të tekstit të sponsoruar, të cilat deri më tani i kemi parë, Facebook është duke e testuar versionin e ri të reklamave të cilin do ta quaj, “Related Adverts”.

Edhe pse ende nuk dihet saktë se si do të funksionojë kjo metodë e re e reklamimit, Facebook thotë se reklamat do të jenë të lidhura me statuset dhe freskimet që përdoruesit i bëjnë në to.


Për më tepër, Facebook ka deklaruar se kjo mundësi e reklamave që lidhen me statusin e përdoruesit, për momentin është në fazë testuese, dhe se rrjeti social do të na njoftojë për implementimin final të këtij projekti. / Telegrafi /