LAJMI I FUNDIT:

BE kërkon mbrojtjen e privatësisë

BE kërkon mbrojtjen e privatësisë

Rrjetet shoqërore si Facebook dhe shërbimet kërkuese si Google, së shpejti mund të bëhen raste të akuzave gjyqësore nëse nuk u përmbahen rregullave të reja të BE-së të lidhura me privatësinë.

Komisionerja evropiane për drejtësi, të drejta themelore dhe shtetësi, Viviane Reding, ka rekomanduar revizionin e ligjeve të vjetra për ruajtjen e privatësisë në BE, ashtu që ka njoftuar për kufizimet për mënyrën se si përdoren informatat personale në internet.

Kjo më së shumti do të godasë faqet si Facebook, Google dhe Yahoo, për shkak të dyshimit se si i shfrytëzojnë të dhënat e grumbulluara nga shfrytëzuesit e vet.

Reeding kërkon që t’u mundësohet shfrytëzuesve që të tërheqin të gjitha të dhënat të cilat i kanë marrë për to faqet e internetit, ndërsa nga kompanitë online ka kërkuar që të japin më shumë informata se cilat të dhëna i grumbullojnë dhe për çfarë qëllimi. /Telegrafi/