LAJMI I FUNDIT:

Facebook Deals do të konkurrojë me GroupOn?

Facebook Deals do të konkurrojë me GroupOn?

Së shpejti, Facebook do të fillojë testimin e zgjerimit të projektit të saj të njohur me emrin Deals, përmes të cilit ky rrjet social synon të garojë me rivalin GroupOn.

Bloomberg ka raportuar se punëtorët e Facebook janë duke punuar me bizneset e ndryshme që të promovojnë shërbimin Deals, si dhe të inkurajojnë përdoruesit e tyre që kanë më shumë se 600 miq në rrjet, që të diskutojnë rreth produkteve apo shërbimeve të caktuara.

Burimi i informacionit të Bloomber e ka cituar një përfaqësues të Facebook, i cili ka thënë “Bizneset lokale do ta kenë mundësinë që të qasen në këtë funksion së shpejti, ndërsa përdoruesit do të mund të gjejnë oferta brenda pak javësh”.

Për momentin, shërbimi Deals është fokusuar tek përdoruesit mobil, mirëpo nëse ky funksion i Facebook zgjerohet edhe më shumë se kaq, atëherë kjo do të paraqes një rival të ri për biznesin e internetit të njohur për oferta të ngjashme, faqen GroupOn. / Telegrafi /