LAJMI I FUNDIT:

Rritje e Google dhe Bing, rënie e Yahoo

Rritje e Google dhe Bing, rënie  e Yahoo

Sipas rezultateve më të reja të ‘comScore’, edhe Google edhe Bing gjatë muajit shkurt kanë rritur pjesëmarrjen e vet në tregun e kërkimeve në internet.

Google është ngritur (nga 64.3% në muajin janar) në 64.9%, ndërsa Bing është ngritur (nga 12.8%) në 13.4%. Ndërkohë, Yahoo ka rënë për 0.6%, ashtu që tash përfshin 17.3%.

Lojtarët më të vegjël në tregun e kërkimeve, ata që konsiderohen si ‘të tjerët’, siç janë Ask dhe AOL, kanë nga 2.9%, respektivisht 1.6%.

Gjatë muajit shkurt, amerikanët kanë bërë afër 17 miliardë kërkime, ndërsa nga ky numër 11 miliardë i kanë takuar Google. /Telegrafi/