LAJMI I FUNDIT:

Top 10 faqet në Facebook

Top 10 faqet në Facebook

Grafika informative e krijuar nga Strategic Watchman ka bërë një radhitje të markave, njerëzve dhe kompanive kryesore të cilat janë momentalisht në Facebook.

Kjo grafikë fillimisht ishte bërë në gjuhën frënge, mirëpo duke përdorur Google Translate, informacionet në këtë grafikë bëhen të qarta për të gjithë.

Kështu, sipas grafikës thuhet se është pikërisht faqja e rrjetit social Facebook, ajo e cila grumbullon më së shumti anëtarë në këtë rrjet, e pasuar nga Youtube, Coca Cola, Starbucks, Disney, MTV, Red Bull dhe Converse All Stars.

Në kategorinë e muzikës, faqja me më së shumti fansa është e Eminem, i cili ndiqet për së afërmi nga Lady Gaga, Michael Jackson, Rihanna, Linkin Park, Shakira e Justin Bieber. Më poshtë se këta, gjenden edhe Bob Marley, Lil Wayne dhe Katy Perry.


Ndërsa, listën e aktorëve kryeson Megan Fox, Vin Diesel, Selena Gomez, Adam Sandler, Jackie Chan, Will Smith, Mr. Bean, Ashton Kutcher, Johny Depp etj. / Telegrafi /