LAJMI I FUNDIT:

Wi-Fi për 30% më i ngadalshëm

Wi-Fi për 30% më i ngadalshëm

Sipas hulumtimeve të kompanisë Epitiro, shpejtësia e qasjes në Internet përmes Wi-Fi është mesatarisht për 30% më e vogël në krahasim me shpejtësinë gjatë përdorimit të kabllos.

Sipas Reuters, arsyeja për këtë janë ‘barrierat fizike’, si muret, dyert apo mobilet, por edhe pajisjet tjera të cilat krijojnë interferencë (mikrovalët apo telefonat pa kabllo).

Edhe pse gjatë ‘surfimit’ të zakonshëm nuk vërehet dallimi në shpejtësinë e qasjes në Internet, një gjë e tillë mund të vërehet gjatë lojërave ‘online’, shfrytëzimit të telefonisë në Internet apo gjatë shikimit të videove, po ashtu, dallimi vërehet edhe gjatë shkarkimit.

Në hulumtimin që ka zgjatur tre muaj kanë marrë pjesë 14.000 familje në Britani të Madhe, SHBA, Itali she Spanjë. /Telegrafi/