LAJMI I FUNDIT:

Facebook të parandalojë vetëvrasjet

Facebook të parandalojë vetëvrasjet

Facebook ka vendosur një sistem i cili u mundëson përdoruesve që të paraqesin miqtë për të cilët dyshojnë se mund të bëjnë vetëvrasje.

Në bashkëpunim me Samaritanët- shoqatë britanike që ndihmon njerëzit që kanë prirje për vetëvrasje- Facebooku ka ndërtuar një sistem, i cili u mundëson përdoruesve që të mbushin një formular përmes të cilit do të japin detaje për arsyen e shqetësimit, si dhe adresën e profilit të mikut për të cilin dyshojnë se mund të bëjë vetëvrasje.

Pas dërgimit të paralajmërimit, Facebooku do ta përcjellë përdoruesin për të cilin dyshohet se mund të bëjë vetëvrasje dhe për këtë do ta njoftojë policinë dhe Samaritanët.

Kjo iniciativë ka ardhur pas disa rastesh kur njerëzit e kishin paralajmëruar vetëvrasjen në Facebook. /Telegrafi/