LAJMI I FUNDIT:

Vajza egjiptiane pagëzohet me emrin Facebook

Vajza egjiptiane pagëzohet me emrin Facebook

Egjiptiani Jamal Ibrahim e ka pagëzuar vajzën e tij të porsalindur me emrin Facebook Jamal Ibrahim.

Siç merret vesh, arsyeja për të vendosur këtë emër për vajzën e porsalindur ka ardhur pas rolit të rëndësishëm që rrjetet shoqërore kanë pasur në organizimin e demonstratave të cilat kanë çuar në rrëzimin e presidentit Hosni Mubarak, i cili ishte në pushtet për më shumë se 30 vjet.

Sipas TechCrunch thuhet se familja dhe fqinjët e Ibrahimit janë mbledhur të shfaqin mbështetjen e tyre të vazhdueshme për revolucionin i cili filloi përmes rrjeteve të ndryshme sociale, duke përfshirë edhe Facebook.

Në anën tjetër, thuhet se vajza e vogël Facebook ka pranuar shumë dhurata nga të rinjtë të cilët ishin shumë të gëzuar për ardhjen e saj në jetë, dhe posaçërisht me emrin e saj unik. / Telegrafi /