LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg paralajmëron pajisje të llojllojshme Facebook

Zuckerberg paralajmëron pajisje të llojllojshme Facebook

Themeluesi i rrjetit Facebook Mark Zuckerberg është paraqitur në ngjarjen për medie të kompanisë HTC të martën në mëngjes në panairin MWC 2011, duke diskutuar produktet e reja të HTC-së, ChaCha dhe Salsa.

Duke u paraqitur në një video-incizim, Zuckerberg iu ka referuar thashethemeve shumë herë të hedhura poshtë për një pajisje të vetme me brend të Facebook, dhe ka sqaruar pse rrjeti më i popullarizuar për shoqërim online nuk do të merr këtë drejtim.

“Është bërë shumë punë për një telefon të veçantë Facebook, por ne do të shohim pajisje të llojllojshme këtë vit”, ka sqaruar Zuckerberg, duke iu referuar prodhuesve të palës së tretë dhe duke i nxitur ata .

“Më të mirët janë ata të cilët kyçen dhe janë social prej bazës së tyre”, ka thënë Zuckerberg.


Ai e ka përshkruar kompaninë HTC si “ndërmarrëse e iniciativës” për të ofruar mbështetje më të madhe për Facebook në HTC Sense; butoni i dedikuar për Facebook në Salsa e ChaCha mundëson ngarkim të atypëratyshëm të fotografive, ndarje të lokacioneve, dhe shumë tjera.

“Jemi shumë të lumtur me drejtimin që ka marrë HTC”, Zuckerberg tha. Ai tha se mezi pret të shoh shumë gjëra tjera që pritet të vijnë në të ardhmen. /Telegrafi/