LAJMI I FUNDIT:

Medvedev, bloggeri numër një në Rusi

Medvedev, bloggeri numër një në Rusi

Për dallim prej politikanëve ballkanas të cilët ende nuk e kanë marrë seriozisht potencialin e rrjeteve sociale, të cilat ndikojnë Të dy llogaritë të cilat i menaxhon Medvedev në LiveJournal.com dhe Twitter e kanë zënë vendin e parë në garën e blogerëve në Runet 2011.

Nga gjithsejt 23 nominime, për të cilat kanë votuar më shumë se 500 mijë përdorues të Runet, vendi i parë i ka takuar presidentit të famshëm të Rusisë, Dimitri Medvedev.

Thuhet se ai i përdor këto rrjete sociale në baza të rregullta, për t’i njoftuar të gjithë njerëzit për komunikimin dhe aktivitetet e tij të përditshme.

Llogaria e Medvedev në LiveJournal është aktive që nga prillit i vitit 2009, ndërsa aty mund të gjenden një numër i madh i videove dhe gjërave tjera që lidhen me punën e tij.


Ndërsa, llogaria e tij zyrtare në Twitter ndiqet nga më shumë se 190 njerëz, që dëshirojnë të informohen për punën e tij si president. / Telegrafi /