LAJMI I FUNDIT:

Rreth një miliard përdorues preken nga “krimbi” në IE

Rreth një miliard përdorues preken nga “krimbi” në IE

Përdoruesit e Internet Explorer kanë hasur në shumë probleme me shfletuesin e kompanisë Microsoft.

Shumë raporte të publikuara në internet kanë konfirmuar se një “krimb” i shfaqur në shfletuesin Internet Explorer ka afektuar disa prej versioneve të sistemit operativ Windows, duke përfshirë Windows 7, Windows XP, dhe Windows Server 2008 R2.

Edhe pse përdoruesit e Internet Explorer janë në rënie të vazhdueshme për shumë vite me radhë, përsëri janë mbi 900 milionë shfrytëzues të devotshëm të këtij shfletuesi të cilët e mbështesin çdo version të tij të cilin e publikon Microsoft.

Në anën tjetër, Microsoft tashmë e ka lëshuar një arnim për përmirësimin e këtyre problemeve, ndërsa gjithashtu e ka konfirmuar se është duke punuar edhe më tej që ta rregullojë këtë çështje me shfletuesin e saj. / Telegrafi /