Gjiganti i internetit Google ka akuzuar makinën e kërkimit Bing të Microsoft se po kopjon rezultatet e tyre të kërkimit.
Një prej inxhinierëve të Google Amit Singhal ka shkruar në profilin e tij në Twitter: “As në ëndrrat më të çmendura nuk do të mund ta paramendoja këtë – Bing mashtron, kopjon rezultatet e kërkimit të Google”!
Nga Google theksojnë se janë bindur se Bing, i cili me 10 për qind të vet të pjesëmarrjes në treg nuk mundet edhe të konkurrojë me gjigantin e internetit, i vjedhë rezultatet e kërkimit, e për ta dëshmuar këtë kanë kryer edhe një eksperiment.
Në fakt, inxhinierët e Google për afro 100 shprehje të trilluara, si për shembull hiybbprqag, kanë montuar rezultate të caktuara të kërkimit. Kështu, nëse përdoruesi do të shkruante "hiybbprqug" si rezultat do të fitonte faqe me renditjen e ulëseve në një sallë teatri në Los Angeles.
Eksperimentin e kanë përsëritur disa herë, duke montuar rezultatet e kërkimit me një shprehje të caktuar.
Pas disa ditësh shprehjen e njëjtë të trilluar inxhinierët e Google e kanë shkruar në Bing dhe kanë marrë rezultatin e njëjtë si tek kërkimi me anë të Google. Me këto fakte në dorë, ata kanë akuzuar Bing për mashtrim.
Menjëherë kanë pasuar reagimet nga Microsoft. Ata kanë theksuar se nuk kopjojnë rezultatet e kërkimit të Google, dhe kanë akuzuar konkurrentin më të madh për spiunim.
“Ne nuk kopjojmë rezultatet e kërkimit të Google. Shfrytëzojmë më shumë sinjale dhe qasje në radhitjen e rezultateve të kërkimit”, ka thënë Harry Shum, zëvendëskryetar i Bing.
Mirëpo, nga Google theksojnë se kanë dëshmuar që Bing vjedh, raporton BBC.
“Ky është mashtrim i thjeshtë. Bing duket si imitim i papërfunduar dhe ‘palidhje’ i Google”, ka përfunduar Singhal. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Sony pagoi që video-loja hit të mos luhet në Xbox?
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Vjen përgjigja e Musk, pas ndalimit të platfomës X në Brazil
Nëse sinjali juaj i Wi-Fi është i dobët në banesën ose shtëpinë tuaj, provojeni këtë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh