LAJMI I FUNDIT:

Fillon konkurrenca e WikiLeaks?

Fillon konkurrenca e WikiLeaks?

Ish-bashkëpunëtori i Julian Assanges, Daniel Berg ka planifikuar që këtyre ditëve të lansojë rivalin e Wikileaks, uebfaqen OpenLeaks e cila gjithashtu do të publikojë dokumente sekrete.

Megjithatë, për dallim nga Wikileaks, ata që do të publikojnë dokumente në OpenLeaks do të kenë më shumë kontrollë mbi informacionet e tyre.
Kështu, platforma e re OpenLeaks do tu mundësojë burimeve të informacioneve të zgjedhin se në cilin medium do t’i publikojë dokumentet e tyre në mënyrë krejt anonime.

Në një konferencë për media, Berg u ka thënë gazetarëve se në ditët dhe javët në vijim ata do ta testojnë faqen e tyre, ndërsa ai dhe ekipi i tij shpresojnë që i njëjti të jetë plotësisht funksional deri në fund të vitit.

Për momentin, OpenLeaks nuk ka asnjë burim financimi, mirëpo themeluesit e faqes kanë thënë se do të jenë plotësisht transparent për secilin burim të mundshëm financimi të cilin ata do ta marrin në ndërkohë. / Telegrafi /