Faqja e adhuruesve të Mark Zuckerberg në rrjetin për shoqërim Facebook, themelues i së cilit ai është, është sulmuar të martën në mbrëmje.
Hakerët në emër të Zuckerberg kanë shkruar në faqen e tij të adhuruesve këtë porosi: “Le të fillojë hakimi. Nëse Facebook ka nevojë për para, në vend se të shkojë në bankë mund t’u lejojë përdoruesve të investojnë në të në mënyrë shoqërore. Pse të mos shndërrojmë Facebookun në ‘punë shoqërore’ ashtu si fituesi i çmimit Nobel Muhammed Yunus e ka përshkruar atë. Çfarë mendoni për këtë gjë?”
Pasi që porosia është publikuar, 1.800 përdorues kanë klikuar butonin “Like”, e janë vendosur edhe gati 500 komente.
“Përdoruesit e Facebook, të njohur apo jo, duhet të merakosen për sigurinë e tyre në internet”, ka thënë Graham Cluley, këshilltar në kompaninë e sigurisë softuerike Sophos.
“Zuckerberg do të duhej të jetë më i kujdesshëm pas kësaj ngjarjeje të turpshme. Nuk dihet nëse ai ka qenë i kujdesshëm me fjalëkalimin, apo është përcjellë derisa ka shfrytëzuar lidhjen e pambrojtur të internetit. Sido që të jetë, kjo gjë ka ardhur mu në momentin kur Facebook po tenton të bindë përdoruesit e vet se merret seriozisht me sigurinë dhe privatësinë”, ka thënë Sophos.
Pas sulmit të hakerëve, faqja e Zuckerberg në Facebook është larguar tërësisht. Sulmi i hakerëve ka ardhur vetëm pak ditë pasi që e njëjta gjë ka ndodhë edhe me faqen e presidentit francez Nicolas Sarkozy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Një tiran" dhe "një diktator" - njeriu më i pasur në botë është futur në një përplasje me një nga gjykatësit më të fuqishëm të Brazilit
Nëse e keni shkarkuar këtë aplikacion, fshijeni menjëherë
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium
Nokia ‘muzikor’ me çmim të lirë
Netflix nuk do të zbulojë numrin e abonentëve dhe sa para fiton
Ceremonia për prezantimin e iPhone 15 do të fillojë nga ora 19:00
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, pesë të plagosur dërgohen në QKUK
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak
Super gol i Edon Zhegrovës përballë PSG-së
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale
Formë e re e presionit ndaj Netanyahut - grevë e përgjithshme, ‘paralizohet’ gjithçka në Izrael
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh