LAJMI I FUNDIT:

Android Market edhe për Google TV?

Android Market edhe për Google TV?

Sipas raporteve të Android and Me, dyqani virtual i aplikacioneve - Android Market do të vijë edhe në pajisjet të cilat mundësojnë shërbimin Google TV.

Burimi i njëjtë i informacionit thotë se ky shërbim do të jetë gati gjatë muajit mars ose prill, dhe se mundësia e re për përdoruesit e shërbimit televiziv nga Google, do të shtohet nga kompania Logitech.

Google do të shtojë funksionin e ri në kuadër të Android Market si dhe do t’i filtrojë aplikacionet.


Kështu, përdoruesit që kanë pajisje pa ekran të ndjeshëm në prekje do të ndalohen të shkarkojnë aplikacione të cilat janë të dedikuara për ekran të ndjeshëm në prekje.

Nëse ndodh kështu, atëherë kjo do të thoshte se Android Market në Google TV do të ishte në gjendje tu ofronte përdoruesve të saj aplikacione të ndryshme, të cilat do të jenë kompatibile me ekranet e tyre televizive.

Në rast se Google lanson Android Market gjatë këtyre muajve të ardhshëm, atëherë kjo do ta bënte Google TV-në më të famshme, krahasuar me Apple TV-në e cila nuk qëndron keq në treg. / Telegrafi /